EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

TË STUDIOSH JASHTË

Në një botë të globalizuar, është e pamundur të mendosh të kesh një karrierë në rritje pa patur një eksperiencë të vërtetë ndërkombëtare.

NJË VIT PËR T’U HAPUR NDAJ BOTËS

Gjatë vitit të katërt te ndërkombëtarizimit, studentët janë të vendosur në zemër të një ambienti të ri pune për dy semestra akademikë. Ky vit siguron mundësinë për të zhvilluar kompetenca të reja që janë thelbësore në tregun e punës, për të siguruar një karrierë me potencial të lartë: përshtatja me një mjedis të ri, integrimi në një ekip multikulturor dhe të qenurit mendjehapur në përballje me të panjohurën.

Takimi i studentëve lokal dhe ndërkombëtar siguron mundësinë e të pasurit një tjetër qasje ndaj punës dhe bashkëpunimit në projekte të reja edukimore. Ato janë dy semestra jashtë vendit për të zbuluar një kulturë tjetër, për të krijuar kontakte të reja dhe, për të kërkuar një vend në një botë në zhvillim të përhershëm.

NJË RREZE E GJERË EKSPERIENCE

Sipas Epitech, sfida e një pune ndërkombëtare është bërja pjesë e një mënyre të re jete dhe hapja ndaj një vizioni të ri të Teknologjisë se Informacionit që nuk është i lokalizuar. Për të arritur këtë situatë të menduari, shkolla ka krijuar një rrjet me universitete partnere në të gjithë botën. Studentët Epitech përzjehen me studentët lokalë dhe ndjekin të njëjtin ritëm pune si miqtë e tyre të rinj. Me kthimin në Francë, kryhet vlerësimi korrespondues i universiteteve pritëse, për nivelin e kursit Epitech.

Përveç kurseve në shkencat kompjuterike, janë të mundshme gjithashtu kurse në biznes ose komunikim, në varësi të shteteve. Në këtë mënyrë studentët marrin një eksperiencë të plotë, e cila është një përparësi për karrierën e tyre profesionale dhe zhvillimin e tyre ndërpersonal. Disa universitete gjithashtu propozojnë një diplomë të përbashkët, pas vitit të kryer tek ato.

Ines Saenz, Director of International Studies at the University of Monterrey in Mexico

FILLIMI I NJË PROJEKTI JO SI TË TJERËT

Viti i 4 shënon fillimin e Projektit Inovativ Epitech, i cili shënon suksesin e studimit në Epitech. Edhe pse studentët janë të shpërndarë në të katër anët e globit, shkolla vë në dispozicion mjetet kërkimore, të cilat lejojnë që ata të punojnë që nga distanca. Detyrimet e vendosura nga viti i ndërkombëtarizimit (puna në grup edhe nëse oraret sipas zonave janë të ndryshme, organizimi vetjak për të ecur përpara me projektin, duke mbajtur kontaktet me grupet e tyre, etj) e bëjnë Projektin Inovativ Epitech të krahasueshëm me sfidat që bizneset e mëdha duhet të përballen çdo ditë.