EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

RRJETI ALUMNI

Falë rëndësisë që ka një rrjet efikas profesional si një faktor i rëndësishëm për sukses, Epitech ka bërë më të mirën e mundshme për të nxitur rrjetin alumni të tij.

NJË SHËRBIM PËR TË DIPLOMUARIT E UNIVERSITETIT

Në vetëm 15 vjet, të diplomuarit kanë formuar një komunitet të vërtetë. Qëllimi i rrjetit Alumni Epitech është t’i bashkojë, t’i ndjekë dhe t’i këshillojë ata. Me të diplomuar të shpërndarë në të gjithë Francën dhe botën (më shumë se 10% janë aktualisht jashtë vendit), ky rrjet duhet kontaktuar për:

  • Evoluimin në karrierën tuaj
  • Fillimin e biznesit tuaj
  • Ose zhvendosjen në një vend tjetër

Ish-studentët Epitech janë gjithashtu pjesë e një rrjeti edhe më të madh, i cila është rrjeti alumni i shkollave të Grupit IONIS (mbi 60.000 ish-studentë). Kjo u jep mundësi kontaktesh edhe në degë të tjera përveç informatikës, duke u siguruar të gjejnë personin e duhur për të kontaktuar, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

« JU QËNDRONI NJË ALUMNI EPITECH PËR GJITHË JETËN! »

"Qëllimi i Zyrës së Epitech Alumni është mbi të gjitha zhvillimi dhe funksionimi i këtij rrjeti. Qëllimi i tij është gjithashtu të veprojë si një urë lidhëse e vërtetë në mes të diplomuarve dhe studentëve. Ne jemi shumë të prirur për të nxitur marrëdhëniet midis brezave. Historitë e suksesit të të diplomuarve shtohen gjatë gjithë kohës dhe është e rëndësishme që studentët të përfitojnë nga përvoja e të diplomuarve dhe të ndajnë me ta sukseset e tyre dhe shtigjet e karrierës së tyre. Ne rregullisht organizojmë evente miqësore (takime pas pune, koktejle, etj), por edhe evente që lejojnë ndarjen e mendimeve mbi temat e inovacionit dhe marrëdhëniet e biznesit. Bashkëpunimi në Epitech nuk ndalet me përfundimin e pesë viteve të studimit , kultura dhe vlerat e përbashkëta mbajnë lidhjet Epitech për gjithë jetën! "

Pascale Chevassu
Head of Career Development Center
& Alumni Office

Wandrille Maître
Alumni Network Supervisor
Référent Bureau des Anciens