EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

CIKLI I PARË: TRE VITE PËR GRADËN EPITECH BACHELOR

Pjesa më e dukshme e dy viteve të para është pa dyshim gjithëprania teknike, e cila shihet në të gjithë projektet e mëdha dhe në kompleksitete të ndryshme. Për të arritur nivelin e dëshiruar, studentët Epitech përballen me një ngarkesë të madhe dhe kërkesë të rreptë. Përtej dhe mbi aspektit kryekëput teknik, kjo metodë e mësimdhënies ofron dhe një strukturim individual të vërtetë për studentët. Ajo krijon organizimin individual të tyre, teston këmbënguljen e tyre dhe krijon një kulturë të punës në grup dhe suksesin kolektiv.

Duke u bazuar në themele të forta të vëna në vitin e parë dhe të dytë, në vitin e tretë në Epitech, sigurohet një qasje e shpejtë dhe e lehtë në shumë fusha kompjuterike (në inteligjencën artificiale, në bazë të dhënash, siguri, program i avancuar i orientuar nga objekti, në rrjet, dhe kështu me radhë).

Për të arritur nivelin operacional në një kompani, duke u drejtuar nga titulli Bachelor në Teknologjinë e Informacionit në Epitech, në vitin e 3-të bëhet i mundur një bashkim me lojtarë të mëdhenj të tregut (Microsoft, Oracle, Cisco). Bazat e mekanizmave ekonomikë dhe të marrëdhënieve në një biznes, janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të lejojnë studentët të fitojnë një kuptim të mirë të kontekstit ekonomik (në fushat tregti, komunikim, marketing, financë, ligje etj).

TRE VITE NË NJË NGA 12 UNIVERSITET NË FRANCË DHE NË SHQIPËRI

Eleves de 1re année passionés d'informatique

Epitech ka mundësuar që ciklin e parë të lejojë studentët të kryejnë tri vitet bazike (foundation) të kursit pranë shtëpive të tyre ose në rajonin që ata do të zgjedhin. Në këtë mënyrë, tri vitet zhvillohen në të njëjtën mënyrë si në Epitech në Paris, ashtu edhe në degët rajonale.

VITI I PARË : BAZAT

Viti i parë fillon me muajin e "PISHINËS". Të mësuarit duke u praktikuar vazhdon normalisht më pas. Ai i është kushtuar zhvillimit të aplikacioneve (programimi i një makine llogaritëse me numra të pafundëm, një makine virtuale, lojra të vogla, një unix shell, dhe kështu me radhë). Viti i parë siguron bazat metodologjike dhe reflekset e nevojshme për të fituar një qasje logjike në shkencat kompjuterike. Ai parashtron bazat kulturore dhe praktike, inkurajon aftësinë për të punuar, përpikmërinë dhe këmbënguljen. Qëllimi është vënia e nxënësit përballë një stërvitjeje të sofistikuar në programim dhe kuptueshmërinë e menjëhershme të projekteve të mëdha. Ky vit gjithashtu mëson rreth organizimit personal dhe punën në grup.

VITI I DYTË: KONSOLIDIMI

Viti i dytë është i fokusuar rreth zhvillimit të sistemit dhe rrjetit (porosi të shkruara për menaxhimin e kujtesës së një makine, zhvillimi i një video loje etj). Gjatë këtij viti, studentët zhvillojnë njohuritë e tyre ndaj gjuhëve të programimit, përforcojnë logjikën e tyre nëpërmjet njohurive të thella të mjeteve matematikore dhe një qasje ndaj sistemeve komplekse. Studentët duhet të aplikojnë njohuritë teknologjike në projekte më komplekse dhe të zgjerojnë vizionin e tyre për shkencat kompjuterike.

VITI I TRETË : ZOTËSI/MASTER

Viti tretë ofron mundësinë për të punuar 2 ditë në një kompani. Në veçanti, studentët i kushtojnë kohën e tyre sigurisë kompjuterike. Ata krijojnë viruse, dhe përpiqen të "piratojnë" sistemet kompjuterike të shkollës (e njëjta gjë vlen për disa kompani që do të pranojnë sfidën dhe bëjnë kërkesë ). Këtë vit, përfundon dhe cikli i parë dhe studenti zgjeron njohuri të ndryshme në fushat aplikative dhe teknike. Ky cikël siguron aftësitë të cilat bëjnë të mundur që të ketë një vlerë të shtuar në kompani dhe lejon studentët për të vënë në punë metodat dhe mësimet e ndryshme në mënyrë koherente. Së fundi, viti i tretë përgatit studentët të integrohen plotësisht brenda një kompanie.