EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

BOCAL-SISTEMI ADMINISTRATIV

Le bocal

Dhjetra apo më shumë studentë, përveç studimeve të tyre, nën mbikëqyrjen e personelit të përhershëm, kanë zgjedhur që të kushtojnë një pjesë të kohës së tyre për intervista, për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit, dhomat e IT dhe posteve administrative.

Kjo është një mënyrë origjinale për të kombinuar studimet dhe duke u përfshirë në një rrjet intensiv dhe unik, si një shërbim për të tjerët, duke patur akses ndaj teknologjisë së fundit që përdoret në departament. Bocal është gjithashtu një ndihmë dhe mbështetje teknike për lloje të ndryshme të ngjarjeve kompjuterike (mbrëmje, lojra on-line) ose institucionale (ekspozita), por edhe herë pas here jep ndihmë për organizatat.

VIZITË NË ZEMËR TË BOCAL

Me një sy në tastierë dhe bashkëjetesën mes miqsh, Bocal merr përgjegjësitë e veta në mënyrë miqësore. Kështu që, si në çdo kompani, rrjeti Epitech është gjithmonë funksional, dhe punëtorët Bocal janë gjithmonë të vëmendshëm, për çdo problem që mund të lindë..

“OFICERËT” EPITECH

Mund të ndodhë që punëtorët Bocal janë në detyrë për disa ditë. Si në një anije beteje, ata e mbulojnë njëri-tjetrin në rast sulmi ose nëse diçka shkon keq. Ditën të cilën ata do bëhen drejtorë IT në një kompani të madhe, ata nuk do i druhen asgjëje.

NJË RRJET OPERACIONAL

24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe 365 ditë në vit. Pajisje të fundit, 2.500 poste pune në 30 dhoma kompjuterike, rreth 200 servera të përhapur në 13 qytete, me Shqipërinë të përfshirë dhe, 150 switchs. Puna jonë është menaxhimi i një rrjeti prej 1200 punonjësish, 12 degë dhe 4000 përdorues.

NJË SFIDË ÇDO DITË

Imagjinoni një kompani në të cilën stafi IT ka banesën e tij. Kafe dhe kruasant, kompjutera, PlayStation, GameCube, kompjuter, Guitar Hero, kompjuter, gjumë… kokat e tyre plot pixels. Kjo është jeta e përditshme e një punëtori Bocal! Jeta e një adoleshenti tipik? Jo, kjo është jeta e studentëve të cilët janë përgjegjës për rrjetin kompjuterik të Epitech. Nëse ka një defekt në sistem në 4.00 të mëngjesit, rrjeti do të jetë duke punuar përsëri në 8.00 paradite, kur stafi të mbërrijë!