EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

SFIDAT KOMPJUTERIKE DHE SOCIALE

Rruga e shkencave kompjuterike, është e lidhur mbi të gjitha me aftësinë tuaj krijuese. Fuqia krijuese në këtë fushë është aq e gjerë, sa evolucioni dhe përmirësimi i shumë sektorëve të tjerë janë të varur nga ajo.

NDRYSHO BOTËN !

MJEKËSIA

Fusha e mjekësisë nuk mund të shmanget më nga arritjet teknologjike të krijuara nga teknologjia dixhitale. Operacionet asistohen, madje doktorët dhe mund të zëvendësohen, nga robotët, të cilët kanë avantazh të konsiderueshëm nga "faktori" njerëzor, për të mos vuajtur. Exoskeletons janë krijuar për të mundësuar një autonomi të caktuar për njerëzit që kanë humbur lëvizshmërinë e tyre. Projektet në këtë fushë janë të shumta, duke filluar nga objektet personale të lidhura për matjen e parametrave mjekësorë të pacientit, deri tek big data start-ups mbi gjenomin e njeriut.

Talkactiv, projekti fitues studentor dhe fitues i trofeut EIP 2015

MJEDISI

Mjetet dixhitale të matjes, janë përdorur për një kohë të gjatë për parashikimet e motit dhe për parandalimin e fatkeqësive të caktuara natyrore. Në qoftë se është ende e vështirë të parashikojmë tërmetet, ciklonet janë lehtësisht të parashikueshme në sajë të modelimit të masave ajrore që janë vërejtur në të gjithë sipërfaqen e globit.

Comprendre le fonctionnement du climat global et l'impact de ses changements sur la planète
Kuptimi i funksionimit të klimës globale dhe ndikimi i ndryshimeve të saj në planetin tonë

HUMANIZMI

Teknologjia dixhitale është e pranishme atje ku nuk e presim: Falë një aplikacioni që mundëson dërgimin e SMS-ve masive dhe të targetuar, popullsitë që janë të ekspozuara ndaj epidemive, përmbytjeve, apo katastrofave të tjera natyrore, paralajmërohen dhe mund të informohen për mënyrat e veprimit për të parandaluar sëmundje të caktuara. Në vendet që janë në situata konflikti, një sistem hartografik bën të mundur marrjen e informacionit të nevojshëm për një vend në luftë, ku gjërat ndryshojnë me shpejtësi. Anëtarët e Kryqit të Kuq sjellin furnizime për popullsinë në nevojë.

Anëtarët e Kryqit të Kuq sjellin dispozita për popullsinë në nevojë.
© kojoku / Shutterstock.com

EDUKIMI

Metodat dixhitale po bëhen më të përgjithshme për përdorime arsimore. Ato ofrojnë mënyra inovative për të mësuar dhe për të shpjeguar. MOOC (Massive Online Open Courses) të cilat janë të disponueshme për të gjithë, janë duke u zhvilluar gjithnjë e më shumë dhe gjenerojnë një demokratizim të dijes.

Zbuloni më shumë rreth kurseve online IONISx


SIGURIA

Siguria në internet është një nga çështjet më të mëdha dhe serioze të shoqërisë. Konfidencialiteti i të dhënave, lufta kundër terrorizmit dhe praktikat devijuese janë sfida të cilat rinovohen vazhdimisht. Kreativiteti në këtë fushë është më shumë se kurrë i mirëpritur të përballet me këto çështje problematike.

Në janar të vitit 2015, Lucas Philippe, student Epitech 2016, fitoi dy sfida në FIC (International Cybersecurity Forum ).