EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

MARRËDHËNIET ME KOMPANITË

Epitech është i përkushtuar ndaj zhvillimit të sinergjive me kompanitë, në një marrëdhënie fitimi reciprok. Eksperiencat tregojnë se çfarë është arritur, kompetencat e tyre, gjithashtu se cili është know-how i tij, përfshirë aftësitë interpersonale, së bashku me dijen për të përballur një mjedis të ri.

Kjo mënyrë e re të mësuarit është thelbësore për një model cilësor, duke thyer praktikat tradicionale të edukimit, të cilat nuk janë aq pranë jetës profesionale. Misioni i Epitech është trajnimi i inteligjencës së re të së nesërmes. Shkolla përgatit individët të cilët e kanë pasion Teknologjinë e Informacionit dhe vendos aksionin në themel të mësimit të saj.

URË LIDHËSE NDËRMJET UNIVERSITETIT DHE BIZNESEVE

Gjatë periudhave në përfshirjen në jetën profesionale, ne do të propozojmë që të merrni pjesë në këtë histori suksesi duke zhvilluar aftësitë për t’u punësuar. Për më shumë se 15 vjet, Epitech, pjesë e grupit IONIS , mbështetet tek rrjeti i partnerëve të tij. Kjo mundëson afrimin e kompanive me universitetin. Dhe sepse biznesi në Francë është gjithmonë i decentralizuar, Epitech shtrihet aty ku ka nevoja për ekspertizë IT. Për të qenë sa më aktive në zhvillimin ekonomik në 12 rajone të Francës, shkolla ka hapur degë në zemër të disa sektorëve që janë në zhvillim të plotë. Çdo qendër zotëron vlerën e saj të shtuar, forcën e saj dinamike dhe përshtatet në sektorin industrial lokal.

Pascale Chevassu, Head of Career Development Center & Alumni Office at Epitech

  “Që prej vitit të parë dhe në vazhdim, nëpërmjet stazheve dhe punëve part-time, Epitech trajnon studentët e tij që të kuptojnë botën profesionale, në mënyrë që të bëhen profesionistë efiçentë dhe të përshtatshëm në të ardhmen. Partneriteti me kompanitë, Partenariat Entreprise, ndihmon në progresin e këtyre të rinjve të talentuar, duke konsoliduar vlerat e transmetuara nga shkolla dhe kompetencat teknike kryesore. Objektivi ynë i përbashkët është integrimi me sukses në tregun e punës. Qëllimi i qendrës së zhvillimit të karrierës, Career Development Center, me rrjetin e saj Alumni dhe marrëdhëniet me bizneset, është kthimi i studentëve në profesionistë dhe zhvillimi i aftësive të tyre personale.”

Pascale Chevassu, Drejtor i Qendrës së Zhvillimit të Karrierës & Zyrës Alumni Epitech