EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

RRETH EPITECH

FJALA E PRESIDENTIT TË IONIS GROUP

photo de Marc Sellam, président de Ionis Education Group

Kapërcimi i efektshëm dhe cilësor i sfidave të vazhdueshme të teknologjisë së informacionit, është thuajse i pamundur. Asnjë fushë tjetër shkencore apo teknologjike, nuk ka këtë shkallë ndryshimi dhe transformimi. Trajnimi i një të riu në mënyrë që të zhvillohet dhe të ecë përpara në këtë botë, duket si diçka e jashtëzakonshme.

Gjithsesi, Epitech u krijua si rezultat i këtij vëzhgimi. Epitech nuk është as shkollë teknologjie e as një shkollë inxhinierike, por ofron një model tërësisht inovativ, në të njëjtën linjë me botën e zhvillimit pa ndërprerje të teknologjisë së informacionit. Shkencat kompjuterike nuk kërkojnë ekspertë të trajnuar vetëm në një aspekt të caktuar teknologjik, apo të specializuar në një fushë specifike, por kanë nevojë për ekspertë që zhvillojnë në mënyrë të përditshme njohuritë e tyre shkencore dhe teknologjike dhe që kanë aftësinë të përvetësojnë çdo gjë të re.

Modeli i zhvilluar nga Epitech është përkrahur nga bizneset dhe është shtrirë në rajon dhe në botë nëpërmjet një rrjeti të gjerë: me 12 qytete në Francë, ku është e mundur të kryhet pjesa e parë e kurrikulës, pranë shtëpisë. Më pas, studentët do të jenë gati për arenën ndërkombëtare në Kinë, Afrikën e Jugut, Rusi, Evropë, Shtetet e Bashkuara etj. Viti i pestë dhe i fundit kryhet në Paris, në zemër të rrjetit, aty ku platforma teknike ka mundësira dhe shërbime të jashtëzakonshme dhe mbledh së bashku gjithë studentët Epitech për të ndjekur kurset e tyre të mbajtura në anglisht nga profesionistë të nivelit të lartë. Shkalla e gjerë e Projekteve Inovative Epitech, është një nxitje perfekte për prezantimin e studentëve në një karrierë profesionale unike.

Nëse shkollimi te Epitech është i veçantë nga të tjerët, kjo i takon mbi të gjitha entuziastëve që ëndërrojnë të jenë pjesë e ndryshimeve të mëdha të së ardhmes.

Marc Sellam
President i IONIS Education Group

MESAZH NGA ANA E ZV.PRESIDENTIT EKZEKUTIV TË IONIS GROUP

photo de Fabrice Bardèche, vice-président executif de Ionis Education Group

Me krijimin e një viti specializimi te Epitech, që është i hapur për studentët me katër ose pesë vjet studime të kryera dhe që tashmë janë të vetëdijshëm për fushën e zgjedhur, Epitech e ka vendosur veten në pistën e duhur në përputhje me dedikimin e tij, që është ekspertiza dhe madje, ekspertiza super profesionale.

Në këtë mënyrë, Epitech ndihmon bizneset duke bashkëpunuar me ta për të kuptuar dhe vendosur për trajnimin më të mirë që ata kanë nevojë, për profilin më të mirë të karrierës që u mungon; ndërkohë ndihmon studentët duke u ofruar krahas një trajnimi të lartë profesional, edhe mundësinë e një karriere të shkëlqyer. Që prej krijimit të tij, Epitech shërben si një urë lidhëse ndërmjet të rinjve dhe bizneseve, për funksione pune të nivelit të lartë.

Temat e specializimit që janë të përshkruara me detaje në këtë faqe webi, i përkasin një kërkese shumë të lartë për fushat profesionale që kanë të bëjnë me to. Ne po punojmë për zgjerimin e ofertës tonë, për sugjerimin e një shkalle më të gjerë zgjedhjesh vitin e ardhshëm, për të rinjtë që ndjejnë se kanë potencial për të synuar punë me vlerë të shtuar të një niveli të lartë në fushën që dhe u përshtatet, por edhe që i tërheq më shumë.

Epitech është një institucion i arsimit të lartë, pjesë e Grupit IONIS, i cili formon 18,000 studentë çdo vit dhe ka një numër prej 60,000 ish studentësh, të cilët janë tashmë në funksione pune të rëndësishme në biznese. Përveç anës teknike dhe profesionale të formimit të tyre, viti i specializimit te Epitech u jep atyre gjithashtu mundësinë e të qënit pjesë e gjithë komunitetit të sipërpërmendur.

Fabrice Bardèche
Zv.Presidenti i IONIS Education Group