EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

LËNDË ME ZGJEDHJE, MULTIDISIPLINORE

Njohuri të përgjithshme, hapje ndërkulturore dhe njohje e çështjeve bashkëkohore të mëdha. Menaxherët e nivelit të lartë dhe sipërmarrësit e ardhshëm nuk formohen, pa studiuar këto vizione të botës gjatë programit të tyre mësimor.

TRAJNIMI I EKSPERTËVE TANË

Nëse super kompetenca në fushën teknologjike, është perfekte për të hapur dyert në kompanitë e sotme të mëdha, aftësia për të përshtatur aksionet në një kontekst social, kulturor dhe ndërkombëtar, aftësia për të ripozicionuar një problem në një kontekst më ndërkombëtar duke marrë parasysh se cilat janë rreziqet dhe, duke u përshtatur me mënyra të ndryshme të arsyetimit, janë shenjat dalluese të Grandes Ecoles. Për Epitech, ky është një realitet që duket gjatë kursit, në projektet dhe, në sajë të lëndëve me zgjedhje, që mbështetet në përvojën e profesionistëve dhe burrave dhe grave me autoritet në fushën e tyre.

KUPTO BOTËN PËR TU PËRSHTATUR ME TË

Etudiant à la bibliothèque

Dedikimi i Epitech është të formojë në një këndvështrim afat-gjatë studentët e tij, në një mjedis vazhdimisht në ndryshim. Nëse shkolla siguron një trajnim të përparuar teknologjik, roli i saj është gjithshtu t’i ofrojë studentëve këtë mendje-hapje të domosdoshme. Për të arritur këtë, ne propozojmë hapjen në formën e lëndëve me zgjedhje që përfshin fusha multidisiplinore kulturore, ekonomike dhe ndërkombëtare.

Studentët gjatë programit të tyre mësimor duhet të zgjedhin tri lëndë me zgjedhje, nga 10 tematika të propozuara. Këto lëndë me zgjedhje janë të strukturuara rreth fushave të ndryshme të tilla si marketingu, zhvillimi personal, komunikimi, njohuritë e përgjithshme, biznesi, strategjitë e kompanisë e kështu me radhë, në mënyrë që studentët e shkollës të mund të përqafojnë më mirë botën, me inovacionin dhe ndryshimet.

Ligjëruesit e ftuar janë specialistë nga më të mirët në fushat e tyre, njerëz të biznesit, gazetarë, filozofë apo menaxherë të nivelit të lartë. Lëndët me zgjedhje përmirësohen me kalimin e viteve, në varësi të mundësive dhe takimeve, të talenteve që ftojmë apo ofrohen. Ata janë të lirë të regjistrohen në të gjitha shkollat e kampusit ose t’i adresohen vetëm studentëve Epitech.

Kjo mënyrë e të menduarit që ne ndajmë dhe vëmë në dispozicion të studentëve, është një avantazh i padiskutueshëm i lidhur me shumëllojshmërinë e jashtëzakonshme të njerëzve dhe talentit, që mundëson larminë dhe nivelin e lartë të shkollave që i përkasin Grupit IONIS.

TEMA TË PASURA QË RINOVOHEN VAZHDIMISHT

Më poshtë do të gjeni disa nga temat e mbajtura nga ligjërues të nivelit të lartë: :

  • Çfarë kuptojmë me inovacion?
  • Përmirësimi i perspektivës në fushën e marketingut Buzz
  • Orientimet e reja në fushën e marketingut
  • Rëndësia e marrëdhënieve të shtypit për markat
  • Kriminaliteti Dixhital
  • Rëndësia e rrjeteve të reja sociale
  • Çështjet e vërteta gjeopolitike të shoqërisë së informacionit
  • Çfarë roli ka teknologjia e informacionit në zhvillimin e qëndrueshëm?
  • Hyrje në menaxhimin ndërkulturor