EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

PROJEKTET INOVATIVE EPITECH

MË SHUMË SE NJË TITULL,NJË QASJE E RE

Një Projekt Inovativ Epitech, ashtu si gjithë metodat mësimdhënëse të Epitech, është konceptuar në bazë projekti, në mënyrën e një projekti të vërtetë sipërmarrës, duke marrë parasysh të gjitha komponentët: biznes, teknologji, dizajn dhe komunikim. Një projekt inovativ Epitech mund të jetë një start-up i zbatueshëm.

Mbetet thelbësore bashkimi i kompetencave teknike, shpirtit të ekipit dhe hapjes ndërkombëtare, si dhe aftësisë për t'iu përgjigjur ritmit të përshpejtuar të inovacionit. Bashkimi i këtyre tre aspekteve krijon profilin fitues, duke garantuar sukses në diplomimin e studentëve tanë. Nëse ata punësohen diku apo bëhen sipërmarrës, të diplomuarit Epitech janë diçka më shumë se sa thjesht ekzekutivë të zgjuar.

Siç e konfirmon dhe Clarisse Reille, drejtoreshë e Përgjithshme e Defi dhe Presidente e Shoqatës për Grandes Ecoles au Feminin : "Ky stil mësimdhënieje është përshtatur krejtësisht ndaj qasjes që duhet të përshtasim sot: në një botë të ndërkombëtarizuar që është duke lëvizur shumë shpejt, kompanitë duhet të kenë punonjës dhe partnerë që e kuptojnë realitetin me gjithë kompleksitetin e tij. Dhe kjo metodë e punës, nëpërmjet projekteve, me lojtarë të vërtetë ekonomikë apo mbi tema konkrete, mua më duket veçanërisht e fuqishme. Dhe pa harruar diçka, për të cilën unë jam shumë e ndjeshme: puna në grup".

Projekti Inovativ Epitech (E.I.P) është faza kryesore për kursin e studentëve Epitech që do ta bëjë individin të kalojë nga statusi i studentit në një profesionist të plotësuar. Në vitin e katërt dhe të pestë , studenti duhet të realizojë një projekt në tërësinë e tij duke e vënë çdo gjë në funksionim, në mënyrë që të jetë e përdorshme në botën profesionale.

EIPs kanë qëllim të dyfishtë:

  • Të mundësojë studentët të fitojnë eksperiencë menaxhimi integral si pjesë e një projekti praktik.
  • T’i ndihmojë ata të krijojnë një kartëvizitë profesionale të nivelit të lartë/

BASHKËPUNIMI “LIKE THE PROS”

Të gjithë studentët vendosen në një situatë profesionale. Ata zgjedhin një temë që duhet të jetë një ide origjinale, e cila do të sjellë diçka të re ose rimarrin një projekt ekzistues, i cili duhet të zhvillohet në mënyrë bashkëpunuese. Një grup i EIP përbëhet minimumi prej pesë studentësh të vitit të katërt. Mesatarisht, grupet janë të përbërë deri në shtatë ose tetë anëtarë, gjë që bën të mundur zhvillimin sa më të mirë të tij dhe të paturit tema ambicioze.


Projet EIP 2014 Animate

Kjo ka minimalisht dy qëllime:

  • I pari është pedagogjik: një grup relativisht i madh, duhet të dijë se si të menaxhojë veten, për këtë arsye studentët praktikojnë menaxhimin e grupit;
  • I dyti është praktik: përfshin një periudhë 18-mujore dhe një grup relativisht i madh e bën më të lehtë zgjidhjen e çështjeve të ndryshme që mund të lindin, siç është largimi i një anëtari ose mungesa e zgjatur të një tjetri.

Për ata që dëshirojnë të fillojnë ndërtimin e rrjetit të tyre profesional, projekti mund të kryhet në bashkëpunim me një kompani, një laborator apo edhe një shkollë tjetër.


Projet EIP 2016 Orbit

Pra, në këtë mënyrë, duke u përballur me problemet e lidhura me situatën e krijuar ndërmjet shkollës dhe botës së biznesit, studentët bashkëpunojnë me të tjerët në grupin e tyre dhe, përshtaten me njëri-tjetrin, për të zgjeruar në mënyrë krejt të pavarur, njohuritë dhe kompetencat e tyre.


Projet EIP 2015 Talkactiv

Takime të vazhdueshme organizohen në mënyrë që studentët mund të zhvillojnë idetë e tyre ose të dëgjojnë dhe komentojnë mbi idetë e tjera që u janë propozuar. Një forum EIP organizohet në fillim të çdo viti.