EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

TË BËHESH EKSPERT NË SHKENCAT KOMPJUTERIKE

étudiant Epitech expert en informatique

Mungesa e ekspertëve të IT-së në ditët e sotme, hap disa dyer për të gjithë studentët që janë të vendosur. Në ditët e sotme, teknologjia e informacionit është një pjesë integrale e shumicës së kompanive, në atë masë sa që profesioni ka një numër të larmishëm funksionesh të specializuara që kanë të bëjnë me rrjetet, zhvillimin kompjuterik, sigurinë e sistemeve kompjuterike apo edhe ergonomi dhe grafikë kompjuterike.

Aktualisht, Epitech ka programin më të plotë për kurset e trajnimit të shkencave kompjuterike në Francë. Për shkak se diploma Epitech është sot nga më të vlerësuarat në treg nga kompanitë ku mbizotëron shkenca kompjuterike, shkolla jonë, me know-how e saj tërheq lehtësisht shumë kompani për t'u bashkuar me ne. Ajo gjithashtu tërheq shumë partnerë të huaj, të cilët pëlqejnë një model që ndryshon nga standardet akademike dhe u jep atyre, një plotësim të dobishëm.

E ARDHMJA E PROFESIONIT IT

Punët në shkenca kompjuterike variojnë jashtëzakonisht shumë: menaxhimi kompjuterik prek sot 100% të fushave ekzistuese (mjekësore, hapësinore, mjekimeve, biologjike, dhe kështu me radhë). Optimizimi i menaxhimit të informacionit sjell një vlerë të shtuar shumë të fortë për kompanitë.

Syntec-Informatique vlerëson se rreth 60,000 rekrutime janë bërë në vitin 2012, krahasuar me 40,000 në vitin 2011. Pavarësisht nga kriza ekonomike, sektori i IT vazhdon të rritet dhe numri i rekrutimeve në këtë fushë arriti në + 16% ndërmjet 2010 dhe 2011 dhe 33% ndërmjet 2009 dhe 2010.

Vlera e shtuar e një të diplomuari Epitech, është që të krijojë dhe të jetë në gjendje të përdorë dhe të kombinojë njohuritë rreth një projekti. Në Epitech mësojmë "si të përshtatemi" duke krijuar situata, në të cilat studentët duhet të zhvillohen. Studenti duhet të shkëlqejë në njohuritë e tij ose të saj të menjëhershme.

Rëndësia në rritje e roleve IT në organigrama dhe konsolidimi i ndikimit të saj do të vazhdojë të rritet. Në këtë kontekst, kompanitë do të priren të preferojnë profile të reja, duke kërkuar për kompetenca më shumë përfshirëse dhe kurse të shkrira (shkenca kompjuterike dhe menaxhimi, shkenca komjuterike dhe strategji, shkenca kompjuterike dhe marketingu).

Për këto arsye, në Epitech i trajnojmë studentët tanë në mënyrë të përgjithshme: Ata e marrin punën e tyre përzemër, e cila mbështetet tek njohuritë e menaxhimit të një projekti dhe, tregojnë veten e tyre që janë jashtëzakonisht të pavarur. Studentët tanë janë të hapur ndaj njohurive.