EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

CIKLI I DYTË: DY VITE TË ÇOJNË DREJT EKSPERTIZËS

études à l'international

Cikli i dytë i lejon studentët të marrin njohuritë themelore manaxheriale për të konfirmuar pozicionin e tyre si ekspert brenda kompanisë.Në fund të ciklit studenti duhet të jetë integruar në kontekstin e përgjithshëm të kompanisë dhe të zotërojë marrëdhëniet esenciale dhe impaktet ndërmjet teknologjisë dhe biznesit.

DY VJET PËR TË RI- BASHKUAR KLASËN

Dy vitet e ekspertizes shoqërohen nga një aspekt ndërkombëtar, dhe të shkuarit në Epitech Paris në një GRAND ECOLE (institucion prestigjoz i arsimit të lartë francez).Kjo përfshin një program dy vjecar në Aglisht, nga të cilat një vit kryhet në një partner ndërkombëtar dhe një vit tek Epitech Paris në kampusin e Ionis Institute of Technology. Ky është viti që sjell së bashku klasën, dhe i jep mundësinë e krijimit të një Projekti Inovativ Epitech në një kuadër teknologjik të avancuar.

VITI I KATËRT, “NDËRKOMBËTARIZIMI”

Ashtu si në vitin e tretë, vitin e katërt studentët i kushtojnë kohën e tyre lëndës së sigurisë kompjuterike. Ata krijojnë viruse dhe mundohen të hakojnë sistemet IT të shkollës (apo të kompanive që duan të pranojnë sfidën dhe bëjnë porosinë). Shkolla ka organizuar gjithçka, në mënyrë që çdo student të ketë një vend tek partnerët tanë ndërkombëtarë dhe ku kurset jepen në gjuhën angleze. Në këtë vit studentët përgatiten për aspektet më profesionale dhe komplekse të ekspertizës kompjuterike duke i adresuar çështjet nga një pikëpamje sa më cilësore parë nga perspektiva e biznesit. Qëllimi është përgatitja e studentëve që të jenë në gjendje të përballen me të gjitha llojet e situatave dhe të veprojnë në përputhje me mjedisin e kompanisë.

étudiants travaillant sur la sécurité informatique

VITI I PESTË, EKSPERTIZA

Viti i pestë thellohet më tej në aspektin e "profesionalizmit". Ky vit ofron dimensionin e plotë të ekspertizës kompjuterike. Në këtë nivel, të diplomuarit janë në gjendje t’i bashkohen një kompanie dhe të jenë operacionalë për çështje të ndërlikuara të nivelit të lartë. Ky vit final, i jep studentëve asetet më të mira për të përparuar shpejt në kompani.

Në vitin e pestë, studentët në vend të stazhit të tyre mund :

  • Të studiojnë në një nga kurset e specializuara të MBA tek Institut Supérieur de Gestion (Instituti i Lartë Menaxherial), pjesë e grupit IONIS.
  • Ose të ndjekin studimet e tyre jashtë vendit, ndërkohë që vazhdojnë specializimin në teknologji informacioni, ose të përfundojnë kursin fillestar të Epitech.

VAZHDIMI I STUDIMEVE PAS CIKLIT TË DYTË

Titulli “Ekspert Teknologjie i nivelit të parë Epitech”, është i aprovuar nga shteti dhe hap një numër të madh mundësish për të vazhduar studimet pas kursit 5 vjeçar. Kjo varet nga plotësimi i kushteve të kërkuara nga universitete dhe institucione të ndryshme të edukimit të lartë, për specializim në menaxhim, studime kërkimore ose doktorale, MBA të specializuar, mastera të aplikuar apo mastera të tjerë, PHD ndërkombëtarë për administrim, shkenca, kompjutera dhe teknologji.

Me mbarimin e vitit të pestë, pjesa më e madhe e të diplomuarve Epitech shkon drejt në tregun e punës. Të tjerë preferojnë të vazhdojnë studimet duke ndjekur një cikël të tretë, një master të specilizuara ose MBA. Vendimi për të vazhduar studimet dhe një vit tjetër mund të ketë avantazhet e veta në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë. Në fund të ciklit të tretë, studentët mund të shpresojnë të fitojnë rrogat e tyre të para në një nivel më të lartë sesa në pjesën më të madhe të rasteve. Zgjedhja e specializimit në financë, marketing, apo dhe biznes mbas Epitech, do t’i sillte një vlerë të shtuar të vërtetë karrierës së tij apo të saj.