EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

ÇMIMET-TARIFAT-FINANCIMI

Information sur les admissions à Epitech

TARIFË APLIKIMI

Aplikimi elektronik është falas.

TARIFAT

Pagesa e parë për çdo regjistrim, bëhet në muajin korrik përpara fillimit të vitit akademik: €1,990

  • Viti 1: €5,100
  • Viti 2: €5,100
  • Viti 3: €6,100
  • Viti 4: €7,100
  • Viti 5: €7,100

Këto tarifa vlejnë për vitin 2017-2018. Ato mund të ndryshojnë në përputhje me indeksin e cmimeve të konsumatorit.

PAJISJE PËR T’U BLERË

Një laptop standard dhe me kapacitet të lartë duhet të blihet në shkollë ditën e parë (çmimi i përafërt, 990 Euro). Ai do të jetë i pajisur me të gjitha softuerët e nevojshme për mësimin.

SI TË FINANCOSH STUDIMET

AKTIVITETE NË KOMPANI

Studentët mund të punojnë deri në dy ditë në javë në vitin e tretë dhe tre ditë në javë në vitin e katërt dhe të pestë (përveç atyre që shkojnë jashtë vendit), gjë që e bën të mundur vetë-financimin e studimeve.

Githashtu, stazhet janë të paguara që prej vitit të parë. Pagesa mesatare mujore e një stazhi në shkenca kompjuterike është afërsisht 645 Euro, dhe paga e fillimit të punës (në fund të vitit të fundit) është rreth 1,500 Euro (Shqipëria për t’u konsultuar).

Ekzistojnë dhe mënyra të tjera sic është Taker, shoqata-kompani e shkollës, gjithashtu aktivitete të lidhura me disa laboratorë apo funksione të brendshme, të cilat janë me pagesë.

Etudiants travaillant sur un projet informatique

KREDI BANKARE

Grupi IONIS pjesë e të cilit është Epitech, ndihmon në marrjen e kredive bankare me interesa të favorshme. Stutedentët e Epitech Albania, të cilët nuk mund t'i pëballojnë këto tarifa, kanë ekskluzivitetin të marrin kredi në një nga bankat më të sukseshme ndërkombëtare me 0% interes. Për më shumë informacione, konsultohuni me shkollën.

GRANTE TË JASHTME

Grantet mund të merren nëpërmjet partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë, gjithashtu prej disa kompanive sigurimesh.