EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

LABORATORI KËRKIMOR/INNOVATION HUB EPITECH

Epitech Innovation Hub është një hapësirë që i dedikohet eksperimenteve, prototipeve dhe zhvillimit të projekteve inovative. Ato shërbejnë si sandboxes (hapësira virtuale për software dhe kodime) dhe kënde lojërash për studentët, për projekte me mentor dhe zhvillime start-up, një hapësirë e hapur për të gjithë.

Të gjithë projektet me një përbërës software janë të mirëpritur, qoftë nga jashtë apo nga brenda shkollës.

Epitech Innovation Hub është një formë inovative bashkëpunimi ndërmjet studentëve, ekpsertëve dhe kompanive të cilat ndajnë dhe vendosin në praktikë kompetencat e tyre në fabrikimin e teknologjive të reja.

Për projekte “Bottom-up”dhe/ose “top-down”, të cilat punohen nga studentët të cilët kanë mentorë dhe asistencë në dispozicion të tyre, ose partneritete publike dhe private në kërkim të zgjidhjeve inovative, Epitech Innovation Hub është i gatshëm për t’iu përgjigjur nevojave të gjithësecilit.

Qoftë për studentët apo profesionistët nga i njëjti ekosistem, Epitech Innovation Hub është në dispozicion të të gjithë aktorëve të botës dixhitale.
Ai është i konceptuar të inkurajojë kontaktet dhe ndërveprimet, të prodhojë unitet dhe së bashku me të gjithë, të zbulojë rrugët e së nesërmes.

Një horizont i gjerë, ku të gjithë së bashku reflektojnë dhe gjejnë zgjidhje.

PESË FUSHAT E LABORATORIT KËRKIMOR/INNOVATION HUB

Laboratori është i ndërtuar me një metodologji bashkëpunuese dhe ndër-disiplinore, e bazuar në 5 fusha kompetence që shtrihen në fushën e inovacionit:

BIG DATA
Big Data

Grupet Big Data bashkojnë të gjitha teknikat që tërheqin të dhëna, ruajnë, analizojnë dhe përdorin sasi të mëdha të dhënash, me qëllimin për të krijuar mjete të reja.

Që prej fillimeve të informatikës, të dhënat janë konsideruar vetëm si pjesë përbërëse e softuerëve. Ndërsa sot, janë qendra e vëmendjes. Duke qenë se ato grumbullohen nga rrjetet sociale, objektet që janë të lidhura mes tyre, smartphone-t dhe sensorë të tjerë, pa përmendur dhe shumë burime të tjera, të dhënat prodhojnë njohuri të reja dhe krijojnë një evolucion të pajisjeve dhe shërbimeve.

Në botën e Big Data, ne përballemi me sfidat e reja të mëposhtëme të të dhënave:

  • - Pëdorimi i ri i të dhënave, kur janë burim i njohurive me vlerë të madhe të shtuar ;
  • - Teknologjitë që mundësojnë menaxhimin e volumit të madh të të dhënave si për shembull rimarrja, ruajtja dhe vizualizimi i të dhënave;
  • - Zhvillimi i teknologjive high-tech, qofshin ato fizike apo softuerë, për të maksimalizuar dhe ndihmuar fushën që të përparojë, pasi rritja e të dhënave është më e shpejtë se metodat e llogaritjes dhe ruajtjes së tyre.

Studentët të cilët i janë bashkuar kësaj fushe të laboratorit përballen me një sërë sfidash, nga kërkimi shkencor (gjenetik, astrofizik, biologji etj) i industrisë, me përdorime të tjera (shëndetësi, rrjete sociale, lojëra video). Në këtë mënyrë ata mësojnë të kuptojnë, të zotërojnë dhe inovojnë, aq sa të japin zgjidhje të reja në Big Data ashtu si në një tjetër fushë kompjuterike.

VIRTUALITETI
LABORATORI VIRTUAL

Fusha e Virtual Environments of the Hub (mjedisit virtual) funksionon rreth Interfaces Homme Machine, për të ndërvepruar me botën virtuale ashtu siç bëjmë në botën fizike.

Përfshirja e përdoruesit nëpërmjet pesë shqisave është objektivi kryesor i kësaj fushe ende të re. Mjete të reja shfaqen dhe vazhdojnë të shpiken, duke na lejuar të shkojmë më tej gjatë gjithë kohës. Oculus, META Glass dhe së shpejti PrioVR janë disa shembuj mes shumë të tjerëve.

Virtual Environments përdorin mundësinë maksimale ergonomikale dhe mjetet e aksesueshme për të krijuar botën e nesërme, si për shembull tastiera klasike/mouse duo, rritja e syzeve të realitetit virtual apo kufjeve virtuale nëpërmjet objekteve të lidhura.

Lojërat video, bota e mjekësisë apo dhe e edukimit, kanë shumë mundësi për të përmirësuar jetën e përditshme dhe krijuar mënyra të reja për të ndikuar botën virtuale.

  • Si mund të shfrytëzojmë më së miri mjetet që ekzistojnë tashmë ?
  • Si mund t’i kuptojmë dhe përdorim inovacionet materiale ?

Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për të sjellë botën virtuale për përdoruesit, lidhja është padyshim me fushën e embedded, në veçanti në lidhje me objektet e ndërlidhura mes tyre.Çdo gjë që ne disponojmë në lidhje me sensorët, që tërheq të dhëna mjedisore për të trajtuar dhe interpretuar, mund ta bëjë këtë një mjedis inteligjent, kur është i përshtatur për përdoruesit dhe bën çfarë pritet prej tij.

DIGITAL SECURITY
Laboratori i Sigurisë Dixhitale

Kjo fushë prek problemet e sigurisë, e lidhur me aplikacionet po aq sa dhe webin. Ka po aq siguri sa ka informacion dhe sisteme rrjeti, për shembull, konfirmim, kontroll aksesi (biometric/NFC/karta smart).

Në ketë kontekst, ku informacioni dhe disponueshmëria e informacionit kanë arritur një vlerë të lartë, trajnimi në këto çështje të sigurisë është thelbësor, për të gjetur përgjigje dhe për të njohur praktikat më të mira që janë të lidhura me to.

Një nga objektivat tona, është sensibilizimi ndaj dobësive dhe praktikave të mira, në mënyrë që të mundësojmë që softuerët të zhvillohen në një mënyrë të fuqishme dhe të qëndrueshme.

Bashkëpunimi me fusha të ndryshme të laboratorit, ofron edhe mundësinë për të menduar "jashtë kutisë" dhe të pasurit e një vizioni të ri të sigurisë kompjuterike që nuk është i kufizuar në testet apo normat: nëpërmjet Embedded, informatika ndërhyn në çdo gjë në jetën tonë të përditshme (objekteve të lidhura me njëri-tjetrin, makinave inteligjente, smartphones, viruseve etj), të cilat ofrojnë mundësi të reja dhe probleme për të zgjidhur.

Fusha jonë nuk është e thjeshtë. Përkundrazi, bëhet fjalë për një park të madh. Mjafton të shohim se çfarë po ndodh në botë përsa i përket inteligjencës, sigurisë kibernetike ku informatika është elementi kyç.

EMBEDDED
Laboratori Embedded

Embedded ka të bëjë me të gjitha sistemet e mëdha dhe të reduktuara kompjuterike, shpesh pajisjet lëvizëse funksionet e të cilave veprojnë në sisteme fizike (sensorët, aktivizuesit, robotët, makineritë, etj).

Nga automobilat tek aeronautika, nga raketat tek telekomandat e TV, nga kompjuterat ose pajisjet celulare dhe tabletat, Embedded është një fushë e gjerë.

Problemi kryesor i këtij objektivi është kodimi efektiv dhe i lëvizshëm - madje edhe në një telefon celular – për shkak se të gjitha trajtimet e panevojshme ndikojnë në autonominë e pajisjes.

Ne punojmë në këtë fushë me kompjutera me fuqi të vogël, siç janë AVR (Arduino), ARM (raspberry, OMAP). Do vendosim gjithashtu paralelisht kompetencat kompjuterike me shkencat fizike (modelim sistemesh, filtrim, kontroll-serveri).

Hyrja në Embedded është e rëndësishme për studentët tanë, pasi për herë të parë lënë kompjuterin dhe prekin sistemet fizike, për shembull duke mësuar dhe kuptuar funksionimin e një njësie inerciale*. Detyrimet kryesore do të jenë performanca e kodit ose optimizimi i burimeve me memorie të dobët dhe kapaciteti i llogaritjeve të disponueshme, si dhe parametrat që do të ndikojnë direkt në autonominë e teknologjive on-board.


*Një njësi inerciale (inertial unit) është një seri sensorësh që mundëson matjen e orientimit, shpejtësisë, dhe rrotullimet e një sistemi (përbërësit inercial).

CLOUD
Laboratori Cloud

Teknologjia Cloud formon një paradigmë të re që ofron një fleksibilitet të gjerë dhe një elasticitet të madh në vendosjen e një sistemi të plotë informacioni.

Të gjithë sektorët e mëdhenj të jetës ekonomike kanë treguar interesin e tyre në këtë gjë. Revolucioni Cloud ka ndodhur, tani çështja është në përsosjen e tij.

Studentët do të jenë të aftë të eksplorojnë këtë fushë të re, ta kuptojnë atë dhe mësojnë sesi ta përdorin nga pikëpamjet administrative, arkitekturore dhe zhvillimit.

Fusha e tyre e eksperimentimit do të jetë krijimi i një cloud deri në përdorimin e tij, i cili përfshin sistemin administrativ, rrjetin administrativ, infrastrukturat për të porositur (IaaS), platformat për të porositur (PaaS), menaxhimi i një cloudi privat, përdorimi i një cloudi publik dhe i të gjitha teknologjive web në përgjithsi.

Ata do të mësojnë si dhe pse të bëjnë migrimin më të mirë drej teknologjive cloud, për të përfituar një arkitekturë më efiçiente, ndërsa vazhdimisht mbjellin të gjitha përfitimet prej gjithë këtyre teknologjive.

Epitech Innovation Hub, hap mendjen tuaj dhe ju udhëzon përpara!