EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

KRIJO DHE INOVO

Shkolla Epitech dhe brezi i saj dixhital, janë së bashku jokonformistë dhe befasues, me një dinamikë të madhe kur duhet të lançojnë një projekt apo një sipërmarrje. Për 15 vitet e fundit kemi sjellë një valë të re pasioni, që është thelbësore për metodat unike të mësimdhënies dhe për besimin tek studentët tanë dhe projektet e tyre ambicioze. Brezi dixhital ndryshon botën çdo ditë. Kjo shkollë ka një emër dhe ky është Epitech, shkolla e inovacionit dhe ekspertizës kompjuterike.

PROJEKTET INOVATIVE EPITECH

Projektet Inovative Epitech (EIPs) janë “kryevepra”, fruti i një pune dyvjeçare në grup. Studentët vihen në situata profesionale dhe i përgjigjen problemeve me të cilat përballen sipërmarrësit e rinj. Shpërblimi është shumë më tepër se një projekt, është fillimi i suksesshëm i jetës profesionale. Është një grup pune i vërtetë me standard profesional, me imagjinatë, i mirëmenduar, i zhvilluar, i formalizuar, i finalizuar dhe i gatshëm për në treg.

PROJEKTI EIP 2016 Orbit

Projektet Inovative Epitech i prezantohen çdo vit publikut gjatë një forumi të dedikuar.Puna 5 vjeçare e studentëve i prezantohet individëve dhe profesionistëve siç janë biznesmenë, investitorë, Business Angels etj.

NJË PARK IT NË DISPOZICION TË INOVACIONIT

Rrjeti Epitech mundëson hyrje të drejtpërdrejtë në të gjitha burimet e shkollës. Ai përfshin mbulimin kombëtar WIFI, intra fibër dhe internet për të gjithë, një shërbim telefonik VoIP, afërsisht 300 servera, 4000 pozicione dhe mbi 21,000 përdorues llogarish. Ky është rrjeti më i madh i propozuar studentëve në Francë madje dhe në Europë: çdo ditë 10 milion dosje aksesohen nga përdoruesit e tyre.