EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

EDUKIM INOVATIV

Sektori dixhital është në një zë: Bota e nesërme do të jetë rrënjësisht ndryshe nga e jona. Recetat e djeshme për sukses, nuk aplikohen më në botën e sotme dhe nën ndriçimin e këtij ndryshimi historik, bizneset kërkojnë tipe të ndryshme profilesh pune. Përkundrejt këtyre ndryshimeve, Epitech ka krijuar një model të ri edukativ që bashkon studentët, universitetin dhe biznesin.

une pedagogie innovante

NDRYSHIM I VIZIONIT TË EDUKIMIT TË LARTË

Që prej krijimit të Epitech, partnerë prestigjozë kanë punuar së bashku për të themeluar një tip të ri edukimi, të ndërtuar sipas nevojave reale të bizneseve dhe modeleve mësimore të gjeneratës së re. Kjo është bërë e mundur në sinergji ndërmjet tre aktorëve, të cilët tashmë nuk mund të shkëputen nga njëri-tjetri: studenti i cili luan një rol aktiv në mësimmarrjen e tij, biznesi i cili është i pranishem gjatë periudhës mësimore dhe institucioni i edukimit të lartë, i cili siguron një strukturë edukimi inovative. Nuk është më një situatë e një modeli klasik hierarkie, ku secili mundohet të jetë mbi të tjerët, por një model edukimi që është bashkëpunues. Çdo pjesëtar përparon sipas motivimit të tij/të saj personal në një cikël virtuoz, i cili mund të bëhet një ekspert inovacioni në botën e nesërme, të rekrutojë lloje të ndryshme njerëzish të cilët i përshtaten nevojave të tyre ose të zhvillojë potencialin dhe kompetenca të reja te të rinjtë e apasionuar.


Les étudiants d'Epitech à l'Academie e-commerce HEC Google

TRANSFORMIMI I NJË STUDENTI TË APASIONUAR NË EKSPERT

Pas ekspertizës, ne i shoqërojmë studentët të bëhen lojtarët kryesorë në bizneset e tyre, vendimmarrës të aftë për të inovuar dhe krijuar ttë ardhmen e shkencës kompjuterike. Modeli ynë unik i edukimit e vendos studentin në zemër të çështjeve reale të kompanisë. Çdo ditë ndërtohet diçka (projekte, prova, pishina etj), me të cilën përballen studentët, shpesh të ndarë në grupe. Ata duhet të zgjidhin këto probleme, duke mësuar vetë kompetencat dhe njohuritë e nevojshme nga burimet e disponueshme, ashtu si do të duhej të bënin në një biznes. Realizimi i këtyre projekteve prin në rezultate, metoda pune, kompetenca teknike dhe njerëzore, në aftësinë për të inovuar dhe krijuar. Duke qenë aktivë gjatë kursit të tyre dhe, në arritjet dhe aftësitë e tyre, studentët e apasionuar do të bëhen profesionistë të aftë që do t’i përgjigjën metodologjikisht botës së biznesit.