EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

STAZHE JASHTË VENDIT

Për karrierën e gjithkujt, kryerja e sa më shumë lloje përvojash, është padyshim një avantazh. Në shkencat komjuterike, kryerja e një stazhi jashtë vendit e bën më të lehtë të kuptuarit e vështirësive me të cilat përballen kompanitë, qofshin të vogla apo të mëdha, si dhe të punuarit me aktorë ndërkombëtarë. Nga një anë, këto eksperienca i japin mundësi studentëve të konfirmojnë nivelin e tyre të anglishtes profesionale dhe, nga ana tjetër aftësinë për qenë pjesë e një grupi ndërkombëtar.

ZGJEDHJA NDËRKOMBËTARE QË VITIN E PARË

Në vitin e parë, vihet në zbatim një program specifik. Kjo lidhet me studentët që dëshirojnë të përmirësojnë anglishten e tyre dhe njëkohësisht të marrin një ekperiencë të parë me kompanitë anglo-saksone. Falë organizatave tona partnere, ata kanë mundësinë e kombinimit të një kursi gjuhe me një punë të paguar:

Çdo vit, Departamenti i Marrëdhënieve Epitech dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, mblidhen së bashku në forumin “Forum for Internships Abroad “. Ky rast unik i krijon studentëve mundësinë të takojnë partnerët Epitech, por dhe ish- studentë Epitech, që kanë kryer stazhe jashtë vendit. Kjo mundësi u siguron studentëve mjetet dhe rrugët për eksperiencën ndërkombëtare, si një avantazh në karrierat e tyre.