EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

PARTNERËT NDËRKOMBËTAR

Çdo vit, 700 studentë shkojnë në 40 universitete partnere dhe bashkohen me studentët lokalë. Ky rrjet i mrekullueshëm është një garanci suksesi për secilin prej tyre.

ÇDO STUDENT KA NJË MUNDËSI

Epitech siguron që viti i katërt jashtë vendit të jetë një avantazh i vërtetë për studentët. Me kalimin e viteve, shkolla ka krijuar një rrjet partnerësh të njohur, i cili mundëson studentët e saj të kapin më të mirën e teknologjisë së informacionit në mbarë botën. Llojshmëria e zgjedhjeve mundëson studentët të gjejnë destinacionin që i përshtatet më shumë, si nga ana kulturore dhe ajo e mësimit, që të ndjehen të përmbushur tërësisht. Mundësia e madhe e zgjedhjeve, me 40 partneritete, do të thotë që çdo student për vitin e katërt ka një vend ku të shkojë!

Çdo destinacion është unik dhe propozon kurse të ndryshme, që çdo student i zgjedh në bazë të fushave të tij ose saj të preferuara. Përveç fushave kompjuterike, disa universitete propozojnë kurse në biznes ose menaxhim. Në çdo rast, këto module përzgjidhen nga grupi i pedagogëve Epitech. Gjatë kurseve, prania e detyrueshme e studentëve lokalë në universitet bën të mundur përzierjen kulturore dhe krijimin e kontakteve të reja me pjesën tjetër të botës.


Skye Ward, Outreach Manager - International Student Services at UC Berkeley Summer Sessions

ZGJEDHJA E DESTINACIONIT

« Që prej vitit të parë, studentët janë të informuar për universitetet partnere dhe mundësinë që do të kenë për të lëvizur në vitin e katërt. Zgjedhja e tyre përfundimtare do të varet nga faktorë të ndryshëm:

  • A dua unë një diplomë të përbashkët (joint diploma)?
  • A do më duhet të punoj në të njëjtën kohë?
  • Dua të jem në një qytet të madh apo në një kampus të vogël?
Ksénia Andreeva, responsable du service des Relations Internationales

Prindërit janë natyrisht gjithmonë të përfshirë në këtë fazë. Duke qenë se disa destinacione janë më të kërkuara se të tjerat, për të fituar zgjedhjen e parë duhen rezultatet e mira dhe një motivim i fortë. Për ata studentë që kanë vështirësi me gjuhën, që në vitin e parë mund të merret një kurs gjuhe Kjo është një mënyrë e mirë për të përmirësuar nivelin dhe për të patur një dosje të shkëlqyer për vitin e katërt. Ka një mundësi zgjedhje të madhe dhe të ndryshme ndërmjet 40 partneriteteve, kështu që për çdo student ka një përgjigje të veçantë në vitin e katërt!”

Ksénia Andreeva
Përgjegjëse për marrëdhëniet Ndërkombëtare

RRJETI I UNIVERSITETEVE PARTNERE

KAMPI DIMËROR

Epitech propozon një kamp të shkurtër dimëror, të orientuar drejt programimit për të gjithë studentët ndërkombëtarë, të cilët janë të familjarizuar me programin “C” dhe cilido që dëshiron të kuptojë metodën e mësimdhënies së Epitech dhe të marrë njohuri në C++. Gjatë dy javëve të kampit të studimit dhe plus moduleve teknike, organizohen dhe vizita kulturore dhe vizita nëpër kompani.

Kampi dimëror është një trajnim intensiv dy javor për studentët ndërkombëtarë.