EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

STAZHET

Përveç kompetencave teknike, që nga viti i parë, Epitech kultivon cilësitë thelbësore të një eksperti me të ardhme në informatikë: saktësi, rreptësi, efikasitet, pavarësi, fleksibilitet, këmbëngulje, pritshmëri të mëdha, metodologji, krijimtari, kuriozitet, dinamizëm, udhëheqje.

Në mënyrë që studentët të përshtaten me të gjitha llojet e situatave, është e domosdoshme t’i zhvillojnë këto aftësi.Me qëllim vënien në praktikë të gjitha këtyre cilësive në një mjedis profesional, studenti do të kryejë 18 muaj aktivitet ekonomik gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit mësimor.

Computer school Intern

PERIUDHA E STAZHIT

Mund të jetë një kontratë e parë në botën profesionale në vitin e parë, konfirmim i aftësive të fituara në vitin e tretë apo një vendosje profesionale në vitin e pestë, praktika në kompani i jep studentëve rrugë të reja për reflektim të mëtejshëm për të forcuar dhe strukturuar përvojën e tyre të të mësuarit. Praktikat ofrojnë një vizion për një kompani, që mësimi nuk mund ta zëvendësojë.

STAZHE TË DETYRUESHME TË PLOTA

  • Viti parë: stazh në fund të vitit, për 4 deri në 6 muaj, nga korriku deri në dhjetor.
  • Viti i tretë: stazh në fund të vitit, për 4 deri në 6 muaj, që nga prilli.
  • Viti i pestë: stazh në fund të vitit, për 6 muaj, nga marsi në gusht.

STAZH JO I DETYRUESHËM

  • Që prej vitit të tretë, studentët tanë kanë mundësinë të kryejnë aktivitet profesional dy ose 3 ditë në javë në një kompani.
  • Në vitin e tretë: që nga mesi i shtatorit deri në 30 Prill (ditët në kompani janë e enjte dhe e premte).
  • Në vitin e katërt: në varësi të vendit të zgjedhur dhe në varësi të ngarkesës së punës, mënyra se si është i ndërtuar kursi dhe detyrimet ligjore (për shembull, tipi i vizës).
  • Në vitin e pestë: nga shtatori deri më 28 shkurt (ditët në kompani janë e hënë, e martë dhe e mërkurë).
  • Studentët gjithashtu kanë mundësinë për të kryer këto praktika në një bazë te pavarur, free-lance, që nga viti i dytë.

ANGAZHIMET

MARRËVESHJET

Të gjitha praktikat duhet të kenë marrëveshje të hartuara dhe të nënshkruara nga kompania, shkolla dhe studenti. Për kërkesën pedagogjike për praktikë, lejohet një javë ndërmjet kërkesës së marrëveshjes dhe miratimit nga Epitech.

Si mund të merret një marrëveshje?

Për praktika të detyrueshme ose me kohë të pjesshme: është e domosdoshme që studenti të ketë temën e praktikës të miratuar nga pedagogu i tij / saj, pavarësisht nga lloji i kontratës në kompani (marrëveshje stazhi ose të tjera).

SHPËRBLIM MUJOR

Kur stazhi zgjat më shumë se dy muaj rresht, praktikanti do të marrë një shpërblim (pagesë monetare), shuma e të cilit mund të jetë fiksuar në marrëveshjen e firmosur ose me një marrëveshje profesionale të zgjatur.

Nëse shuma nuk është e përcaktuar, norma për orë e këtij shpërblimi është 13.75% e normës tavan të sigurimit social për orë.

VLERËSIMET

Qëllimi i çdo vlerësimi, është të vërtetojë se deri në çfarë mase praktikanti zotëron apo ka zhvilluar kompetencat e një eksperti në teknologjinë e informacionit.

Në kuadër të vlerësimeve, studenti duhet të paraqesë disa dokumente:

  • Një raport i shkruar, i gjithi në frëngjisht për studentët e vitit të parë, i gjithi në gjuhën angleze për studentët e vitit të tretë dhe të pestë.
  • Një përshkrim i praktikës, në internet, në të njëjtën gjuhë si dokumenti i shkruar.
  • Një mbrojtje me gojë, në frëngjisht për studentët e vitit të parë dhe tretë, në gjuhën angleze për studentët e vitit të pestë.
  • Një vlerësim në mes (mid-term) dhe, një vlerësim përfundimtar i stazhit, duhet të plotësohet online nga kompania.