EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

GRUPI IONIS

IONIS Education Group

Të bëhesh student në një nga shkollat ​​anëtare të Grupit të Edukimit IONIS, do të thotë t’i bashkohesh grupit më të mirë të arsimit të lartë privat në Francë.

Kjo është një përparësi që shkon përtej realitetit strukturor. Kjo është një mënyrë e përbashkët e të menduarit, ndërtuar rreth një vizioni të përbashkët dhe vlerave të forta:

  • Rëndësia që i jepet vlerave njerëzore dhe praktike dhe, jo vetëm marrja e njohurive, pasi shkolla është gjithashtu një vend për të konsoliduar personalitetin e dikujt.
  • Rëndësia që i jepet të mësuarit si të përshtatesh, si të analizosh ndryshimet, dhe se si të zotërosh situata të reja.
  • Të qënit vazhdimisht të hapur në aspektin ndërkombëtar, me dinamikën e kompanive, me risitë dhe krijmtarinë, me sensin e nismës dhe një mendje sipërmarrëse.

Grupi IONIS përfshin një mënyrë moderne të mësimdhënies, pasi është i hapur ndaj botës dhe ndryshimet që e rrethojnë atë. Për një përfshirje më të mirë në zhvillimin e shoqërisë sonë, IONIS Education Group e sheh si një detyrë kuptimin më të mirë të familjeve, studentëve dhe të rinjve nga ana e tij dhe për këtë duhet të përshtatet dhe me një performancë të mirë.

NJË RRJET UNIK

Grupi Arsimor IONIS është themeluar nga Marc Sellam 35 vjet më parë dhe sot është grupi privat në krye të institucioneve të arsimit të lartë në Francë. Janë më shumë se 20 shkolla dhe entitete të cilat mbledhin së bashku 23.500 studentë në biznes, marketing, komunikim, menaxhim, shkenca kompjuterike, aeronautikë, energji, transport, biologji dhe inovacion, në 12 qytete në të gjithë Francën.

Dedikimi i Grupit IONIS është të trajnojë "inteligjencën e re" për bizneset. Ky grup ka një qasje të rëndësishme drejt sektorit ndërkombëtar, është shumë i hapur ndaj inovacionit dhe shpirtit të sipërmarrjes dhe ka një ”kulturë përshtatjeje dhe ndryshimi", të cilat janë vlerat themelore që u mësohen të diplomuarve të ardhshëm të institucioneve të arsimit të lartë në këtë grup. Kështu ata do të bëhen aktorët kryesorë në ekonominë e nesërme, duke u bashkuar me rrjetin e alumni të institucioneve tona, i cili ka mbi 65.000 anëtarë.

Sinergjia ndërmjet shkollave është bërë më e fortë për shkak të vendosjes së një rrjeti dixhital me fibra optike, unik në sistemin e arsimit të lartë në Francë: IONIS Digital System (Internet 1.5 Gbps, 1 Gbps lidhje nëpërmjet fibrave optike mes siteve)

Vlerat themelore që i mësohen të diplomuarve të ardhshëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Grupin Arsimor IONIS dhe atyre që do të bëhen aktorët kryesorë të ekonomisë dhe të botës së nesërme, janë kuptimi i inovacionit, frymëzimi për një frymë sipërmarrëse dhe një "kulturë e përshtatjes dhe ndryshimit".

Shtylla e dedikimit të grupit është të formojë « inteligjencën e re » të bizneseve..



PREZANTIMI I TRE POLEVE TË GRUPIT:


INSTITUTI BIZNESIT IONIS
  • ISG
  • Moda Domani Institute
  • ISEG BFS
  • ISEG MCS

  • ISTH
  • ICS Begue
  • ISEFAC Bachelor
INSTITUTI TEKNOLOGJIK IONIS
  • EPITA
  • ESME Sudria
  • IPSA
  • EPITECH
  • Web@cademy
  • SUP'BIOTECH
  • E-ARTSUP
  • ISTM
  • Sup'Internet
IONIS EDUCATION SOLUTIONS
  • ISEFAC Alternance
  • ETNA
  • IONIS UP
  • Coding Academy
  • IONISx

FOKUS MBI KAMPUSIN DIXHITAL PARIS SUD

Kampusi dixhital i Paris Sud është ndërtuar mbi 10 vjet më parë, rreth një vizioni, një ideje dhe një bindjeje:

  • Një vizion - NTICs (New technologies of information and communication) dhe sistemi dixhital janë industria e sotme dhe e nesërme.
  • Një ide - këto fusha të reja kanë nevojë për këndvështrime të tjera pedagogjike dhe mënyra të tjera bashkëpunimi.
  • Një bindje - pasioni është motorri i çdo arritjeje të madhe dhe në mënyrë që të shprehet, ai ka nevojë për mjetet e duhura dhe metoda të reja.

IONIS Education Group është pozicionuar në mësimdhënien e NTIC dhe inovacionit për më shumë se 18 vjet. Ai kombinon metodat e reja të mësimdhënies, edukim pedagogjik bazuar në projekte, dhe një nxitje të pandërprerë ndaj studentëve të tij të etur për të mësuar.

Qëllimi është të krijohen inxhinierët dhe ekspertët e së nesërmes. Inteligjencën e re të biznesit, inovacion që kërkon një mendje të hapur, një ndërthurje e përvojës dhe njohurive. Duke sjellë së bashku të gjitha këto karakteristika, ne u mundësojmë studentëve që të mendojnë dhe të punojnë së bashku, duke u njëhsuar me praktikat e bizneseve në këtë sektor.


PARIS SUD DIGITAL CAMPUS
  • EPITECH
  • EPITA
  • ISTM
  • Securesphere
  • Coding Academy
  • meltyNetwork
  • Web@cademie

Fakte dhe shifra :

  • Kampusi më i mirë dixhital në Francë dedikuar për NTIC dhe internet.

  • Rreth 6,000 studentë.
  • Një vend i hapur 7 ditë në javë, 24 orë në ditë në mënyrë që studentët mund të zhvillojnë projektet me ritmin e tyre.
  • Një grup i vetëm që sjell së bashku shkollat ​​inxhinierike dhe ekspertizën dixhitale, laboratorët kërkimorë, inkubatorët dhe start-up.
  • Katër shkolla: Epita, Epitech, web@cademie, Ionis Shkolla e Teknologjisë dhe Menaxhimit.
  • MeltyNetwork, start-up i krijuar nga Alexandre Malsh (Student Epitech 2009), Zëvendës-president i Këshillit Dixhital Kombëtar francez
  • Inkubatorët: Creative Valley, partneritet ndërmjet Epitech dhe Push'Pull, dhe StartUp42 nga Epita, përshpejtues i start-up.
  • Rreth 10 laboratorë kërkimorë (për kërkim applied dhe fundamental) në të gjitha fushat dixhitale dhe shkencat kompjuterike.
  • Mbi 60 shoqata studentësh në fusha të ndryshme si në: sporte, lojëra, Japanimation, kulturë, kërkime, sipërmarrje, robotikë, fotografi, video..
  • Sistemi i pajisjeve dixhitale IONIS është unik në Francë: ka 1 Gbps fibër dhe 1.5 Gbps bandwidth që lidh 12 qytetet franceze, aty ku Education Group IONIS ndodhet.