EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

PËR PROFESIONISTËT DIXHITALË- NJË FORMIM JASHTË ORARIT TË PUNËS

Për menaxherët dhe menaxherët e ardhshëm, të cilët kanë përvojë të paktën pesë vjeçare dhe që dëshirojnë të zhvillojnë kompetencat e tyre dhe të përshpejtojnë rrugën e karrierës së tyre.

NJË MBA EKZEKUTIVE E DIZENJUAR DHE PRODHUAR PËR LIDERËT INOVATIVË TË SË NESËRMES

Programi zhvillohet në dy vjet dhe mbulon të gjitha tematikat e adresuara zakonisht një MBA-je Ekzekutive. Ai është përqëndruar rreth tre elementeve të forta: menaxhimit, novacionit dhe sipërmarrjes.

NJË PROGRAM I ZHVILLUAR JASHTË ORARIT TË PUNËS DHE I PËRSHTATUR PËR PROFESIONISTËT

Programi i trajnimit përbëhet nga 620 orë dhe është i shtrirë në 24 muaj. Ai është menduar në mënyrë që të lejojë profesionistët të ndjekin kursin, pa lënë mënjanë punën e tyre dhe jetën personale. Për çdo tematike të adresuar, një e treta e kurseve përbëhet nga leksionet online, një e treta e studimeve përbëhet nga puna në grupe me raste studimore dhe, një e treta mbledh të gjithë studentët së bashku për të përfunduar studimin.

PEDAGOGU, NJË KOMPONENT I RËNDËSISHËM I MBA-së EKZEKUTIVE

Gjatë gjithë programit, progresi i secilit pjesëmarrës do të monitorohet nga pedagogu mbikqyrës përkatës. Qëllimi është optimizimi i aseteve personale dhe profesionale të studentëve MBA, që ata të kenë një performancë më të mirë në profesionin e tyre.

PËRFSHIRJA SI NJË MJET

Çdo vit ne organizojmë një udhëtim përfshirjeje. Ky udhëtim mund të jetë të jetë në San Francisko, Tel Aviv apo Singapor, dhe është mundësia për të takuar ata të cilët punojnë në fushën e teknologjisë dixhitale të së nesërmes.

NJË STAZH LIDERSHIPI TEK “GIGN” PËR T’I DHËNË DINAMIKË PROGRAMIT

Në mesin e programit, pjesëmarrësit Epitech Executive MBA kryejnë një praktikë tri-ditore në GIGN (task forcën speciale të xhandarmërisë franceze). Qëllimi është të bashkojë të gjithë pjesëmarrësit, të tejkalojnë kufijtë e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë drejtuese.

NJË EVENT I PËRSHTATUR ME STILIN E JETËS SË ISH-STUDENTËVE TANË

Në mënyrë për t’iu përgjigjur problemeve të përbashkëta të ish-studentëve tanë, MBA Ekzekutive Epitech ka menduar të krijonte një aktivitet të pasur profesional dhe një trajnim “sipas kërkesës”. Një pjesë e madhe e këtij formimi kryhet në sajë të mjeteve mësimore të disponueshme që janë mësimdhënia, performanca dhe mobiliteti: kurse video, raste studimore dhe shumë ushtrime praktike që bëjnë të mundur përvetësimin sa më të mirë të çdo tematike.

Pika më e fortë e çdo moduli trajnimi është përmbledhja që bëhet në fund të çdo cikli. Gjatë ditës së përmuajshme të pjesëmarrjes, një përmbledhje dhe një rast studimor janë mënyrat për të përforcuar njohuritë e fituara. Për të mbyllur këtë ditë, perspektiva të reja shpalosen me praninë e një vizionari, një eksperti ose një drejtuesi.


Développement
compétences
Finances 1 Commerce / Négoce Ressources Humaines Finances 2
Innovation Communication 1 Entrepreneuriat 1 Entrepreneuriat 2
Marketing Communication 2 Stratégie Juridique
Développement
personnel
Management 1 Management 2 Management 3
Coaching
Coaching individuel Leadership
Développement
professionnel
Développement des réseaux
Voyage d'étude à San Francisco, Tel Aviv, Singapour
Simulation création d'entreprise
Semestre 1 Semestre 2 Semestre 3 Semestre 4

INFORMACION PRAKTIK

Kohëzgjatja : 2 vite

Qëllimet :

  • Të zhvillojë kompetencat menaxheriale
  • Të zhvillojë rrjetin e gjithsecilit
  • Fitimi i njohurive strategjike për të krijuar/drejtuar/zhvilluar një sipërmarrje

Publiku i përgjithshëm :

  • Manaxher kompanish, Drejtues Projektesh, Drejtorë teknologjie dixhitalë, DSI, CISO, Drejtorë njësie biznesi
  • Sipërmarrës.