EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

PISHINA

"Pishina", e cila është periudha mitike e programit mësimor, korrespondon me periudhën e integrimit të çdo studenti që hyn në shkollë ( Epitech 1, Epitech 2, Epitech 3S). Në katër javë, është e mundur të fitohen, përvetësohen dhe konsolidohen themelet e nevojshme për të ndjekur mësimin e dhënë nga shkolla.

Për studentët e vitit të parë, kjo shoqërohet me mësimin e sistemit UNIX, i cili përdoret në shkollë dhe të gjuhës së parë të studiuar: niveli C, për vitet më të larta pasohet nga gjuha C ++.

Organizohen evente të tilla si barbecues apo projeksione filmi. Lidhjet të cilat krijohen shpejt, do të ndihmojnë në formimin e ekipeve të punës.

Pishina Epitech 2014

NJË PROGRAM INTENSIV PËR BAZA DHE NJË RITËM TË MIRË

  • 12 orë pune 7 ditë në javë
  • Ushtrimet për të dorëzuar në çdo mbrëmje
  • Njohuri për t’u përvetësuar çdo ditë
  • Mësim i normave të programimit
  • Asistent studentët (Asteks), të cilët janë kudo dhe mbeten me studentët
  • Një grup mbështetje, ku çdo student merr ndihmë personale nga një Astek
  • Provimet mbi makinat në fund të javës
  • Orë shtesë në fundjavë (realizimi i një mini-projekti me pjestarët e ekipit në fundjavë)
Pishina Epitech 2013

Pishina mundëson barazimin e standardeve të studentëve, duke përfshirë edhe ata studentë që nuk kanë bërë asnjëherë programim. Në këtë mënyrë, secili e fillon vitin i përgatitur mirë për projektin e parë që do të realizohet si një ekip: Bistromathique. Ky është prodhimi i një makinë llogaritëse, e cila menaxhon një numër të pafund. Ky projekt, ku nuk lejohet asnjë gabim, ndihmon për të mësuar se si punohet në një ekip - Bistromathique.