EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

« FORMO EKIPIN E DUHUR »
BASHKËPUNIMI NDËRMJET UNIVERSITETEVE

Për mbi 15 vjet Epitech ka trajnuar ekspertët më të mirë në inovacion kompjuterik. Për t’i shoqëruar ata sa më mirë në suksesin e tyre, ne kemi nisur një sërë takimesh "speed dating", të njohur si "Do the right team"(Formo ekipin e duhur).Qëllimi është që studentët tanë aktualë dhe ish-studentët tanë, të shoqërohen me studentë të tjerë nga Grandes Ecoles (institucione prestigjioze të arsimit të lartë në Francë) në fushat e tyre, apo dhe nga fusha e biznesit apo e dizajnit (HEC, Les Gobelins, e-artsup, l'Ecole Boulle , l'ISEG Group, për të përmendur vetëm disa.)

Këto takime ofrojnë mundësinë për të thyer barrierat që ekzistojnë natyrshëm në mes njerëzve që nuk e njohin njëri-tjetrin dhe që do të ecin së bashku në një mënyrë miqësore:

do the right team
  • Për bartësit e projekteve, qofshin ata studentë aktualë që po ndjekin kurset e tyre ose ish-studentë, ndërtojnë ekipe që kthehen në drejtim të krijimit të bizneseve;
  • Për ish-studentët nga të gjitha shkollat partnere dhe bizneseve të pranishëm, për të rekrutuar talente për të cilët kanë nevojë që të konsolidojnë ekipet e tyre;
  • Për studentët në mënyrë që të zhvillojnë aftësitë e tyre të fleksibilitetit, efikasitetit, inovacionit dhe për të krijuar ekipe të afta për t’u përballur me të gjitha sfidat që kanë të bëjnë me kompetencat e tyre të ndryshme.

« Një ide e mirë që të ketë sukses në një start-up është e mirë; një ide e mirë me një ekip të mirë, është shumë më e mirë ».

Hedhja e një produkti inovativ është si një eksplorim: ka një hipotezë, një prototip, që është testuar dhe nëse rezultati është i mirë, ajo përparon. Përndryshe, ajo rifillon.

Në mënyrë që të ketë sukses, nevojitet një ekip me performancë të lartë, që është i aftë të ketë një vizion të përgjithshëm, qoftë në fushën e IT, biznesit apo dizajnit.

NJË PËRVOJË ARSIMORE PËR QËLLIME PROFESIONALE

Këto janë seanca bashkëpunimi, bazuar në frymën e "design thinking". Këto aktivitete, të cilat janë pa pagesë dhe të herëpashershme, zhvillohen në kampusin Epitech (Porte d'Italie, Paris), sjellin së bashku studentë dhe ish-studentë të Grandes Ecoles, të cilët ndajnë me Epitech të njëjtin vizion sipërmarrës në ditët e sotme: një ekip multidisiplinar për një projekt inovativ, ambicioz dhe afër me publikun.

Një numër mbrëmjesh të tilla, tashmë janë zhvilluar në kampusin në shkollën Kremlin, Bicêtre. Këto janë mbrëmje takimesh të rregullta, duke filluar në fillim viti dhe më pas zhvillohen çdo gjashtë javë.