EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

10 HISTORI SUKSESI EPITECH

Pesë vitet e studimit nga ana e studentëve përfundojnë me realizimin e një Projekti Inovativ Epitech, një projekt i vërtetë si brenda një kompanie, i shtrirë në 18 muaj. Këto projekte të cilat janë konceptuar, zhvilluar, formuar, finalizuar, prezantuar dhe shpesh shitur, janë arritur përmes punës në grup dhe mund të kthehen në start-up inovative dhe madje shërbejnë si trampolinë për një karrierë prestigjioze në kompani të mëdha e të njohura në mbarë botën.

Më poshtë do të prezantohen 10 shembuj të sukseseve profesionale të arritura në Epitech:

1. Carinae Group, mastodonte e IT

Carinae Group Carinae Group - zbuloni më shumë

Në vitin 2004, Michael Ourabah dhe Charles-Antoine Beyney (të diplomuarit Epitech 2006) krijuan BSO Network Solutions, ndërsa ata ishin ende studentë. Ata ishin të parët që e imagjinuan një shoqëri që ishte në të njëjtën kohë një operator rrjeti, integrues dhe host. Gati 10 vjet më vonë, të dy ish-studentët janë në krye të Carinae Group , një shoqëri financiare e pranishme në Francë, në Mbretërinë e Bashkuar, në Irlandë, Luksemburg dhe Hong Kong, me një qarkullim prej 16 M € në vitin 2013. Kompania ka parashikuar 50 M € në vitin 2014 dhe një plan rekrutimi për punësimin e 150 personave në 24 muaj në 10 vende. Ajo bashkon kompani të ndryshme dhe është gjithashtu një mbështetëse financiare për bizneset e reja inovative.

2. Prestashop, gjigandi e-commerce

PrestaShop Prestashop – zbuloni më shumë

Para se të bëhej një nga lojtarët e rëndësishëm të e-commerce, PrestaShop ishte para së gjithash një projekt inovator Epitech, me pesë studentë të cilët zhvilluan një zgjidhje të lehtë të arritshme open-source e cila performon mirë dhe shpejtë, i destinuar për tregtarët që duan të hapin dyqane online. Misioni ishte i suksesshëm në muajt e parë të hedhjes në treg, gjë që çoi Bruno Lévêque (I diplomuar Epitech 2007) të themelojë së bashku me të tjerët, një kompani me të njëjtin emër. Prestashop është sot pikë referimi në këtë fushë, me më shumë se 150.000 dyqane që përdorin këtë zgjidhje.

3. Melty Group, perandoria mediatike e internetit

Melty Group Melty Group – zbuloni më shumë

Melty Group filloi nga një projekt inovator Epitech menduar nga Jérémy Kollit dhe Alexandre Malsch (të diplomuar Epitech 2009). Në më pak se katër vjet, ai është bërë media-grupi online i parë, i specializuar për 12-17 vjeçarët dhe 18-30 vjeçarët, dhe sot ka mbi 17 milionë vizitorë në muaj në 14 vende të ndryshme. Grupi gjeneron një rritje shumë të shpejtë dhe ka diversifikuar aktivitetet e saj në - media, reklama, këshilla, prodhim ... Ajo është vendosur në Itali, Brazil, Spanjë dhe Gjermani, dhe grupi vazhdon të zgjerohet ndërkombëtarisht.

4. Docker, Inc revolutionises the Cloud

Docker Docker – zbuloni më shumë

Solomon Hykes (I diplomuar Epitech në 2006) dhe Sébastien Pahl (I diplomuar në 2009) u morën me informatikë cloud sapo përfunduan Epitech. Ata krijuan DotCloud, Inc në SHBA, që është një gjeneratë e re platforme online (ose "PaaS") e cila më vonë do të bëhet Docker, Inc. Në vitin 2011 Solomon Hykes u zgjodh nga revista Forbes tek tabela e renditjes"30 under 30" në kategorinë e Teknologjisë dhe kompania arriti të mbledhë 10 M $ nga investitorë të mëdhenj të tillë si Yahoo!, Apple, Benmarck dhe Trinity. Në fillim të vitit 2014, Docker duke ndjekur misionin e saj arrin të mbledhë 15 M $ nga Greylock Partners, Insight Ventures si dhe nga investitorët e mëparshëm.

5. Honikou Games - krijuesi i lojrave për celularët

Gjashtë studentë të diplomuar në vitin 2012 (Yoann Ber, Nicolas Bossu, Arnaud Dugas, Guillaume Faia, Flavien PLOUVIER dhe Nicolas Weydemann) krijuan EIP Honikou Games, i cili sot është bërë një editor lojrash në Android. Loja e parë, Eponyme, është shkarkuar më shumë se 1,6 milionë herë. Modeli ekonomik i lojrave Honikou bazohet në freemium: një aplikacion i cili shkarkohet pa pagesë por me përmbajtje me pagesë. Loja e fundit, Mana Defense, e cila doli në tetor të vitit 2013, tashmë është në mesin e top 50 të lojrave franceze që janë shkarkuar në kategorinë "Arcade & Action".

6. Merethis, ekspertë në monitorim

Merethis Metheris - zbuloni më shumë

Të sapo diplomuar, Romain Le Merlus dhe Julien Mathis (të diplomuarit Epitech 2005) krijuan Merethis, që është bërë një faktor i rëndësishëm për monitorimin, me mbi 50,000 përdorues, 450 kompani kliente në Francë dhe jashtë vendit, si dhe një xhiro që është vazhdimisht në rritje. Ata filluan projektin e tyre në fillimet e EIP duke zhvilluar open source solution për mbikëqyrjen e sistemeve të informacionit. Merethis është sot botuesi i softuerit Centreon.

7. ArxSys, pionier në informatikën ligjore

ArxSys zbuloni me shume +

Solal Jacob, Jérémy Mounier, Frédéric Baguelin and Chritophe Malinge (të diplomuarit e Epitech 2009) realizuan në përfundimin e studimeve të tyre projektin Digital Forensics Framework (DFF), një softuer për hetim dixhital, i cili mundëson mbledhjen dhe referimin e të dhënave të dyshimta, që janë të fshehura ose fshira nga lloje të ndryshme të mediave. Ata shpejt fituan kontrata dhe ranë në sy tek agjencia Paris Développement, e cila mbështetet nga qyteti i Parisit dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, që u mundësoi atyre krijimin e ArxSys. Në vitin 2010 ata fituan Prix de l'Innovation des Assises de la Sécurité et des Systemes d'Informacion (çmimin e Inovacionit për sigurinë dhe sistemet e informacionit) .

8. Guillaume Ors, DSI Zbulimi i vitit 2012

Guillaume Ors, DSI de l’année 2012 Guillaume Ors, DSI Zbulimi i vitit 2012 - zbuloni më shumë

Guillaume Ors (i diplomuar Epitech në 2005), dhe Drejtor i Sistemit të Informacionit (DSI) në Clichy-la-Garenne (afër Parisit) mbikëqyr një ekip prej 20 agjentësh territorialë, të ndarë në dy departamente: informatikë dhe telefoni. Çdo vit ai menaxhon një kapital dhe buxhet operativ prej rreth 5 M €. Në gjashtë vjet, ai ka zhvendosur telefoninë drejt një sistemi të unifikuar të bazuar në ToIP (një projekt me vlerë mbi 1 M € me më shumë se 1500 telefona), ka vendosur fibër optike për të lidhur 60 sitet komunale, ka hapur një portal web për të kryer shërbime online për familjarët, ka kryer instalimin e sallave multimediale në të gjitha shkollat e qytetit, etj. Në vitin 2012, revista “01 Business & Technologies” e quajtiDSI e vitit në kategorinë "Revelation”(Zbulimi). .

9. Kernel 42, informatika në shërbim të punës

Kernel 42 Kernel 42 - zbuloni më shumë

Kernel 42 u themelua nga dy ish-studentë Edouard Fajnzilberg (I diplomuar në 2010) dhe Dorian Marchand (i diplomuar në 2012). Ky është një operator për shërbimet IT që propozon më shumë zgjidhje për profesionistët: faqet e internetit, intranetit, ERP, rrjetet, etj. Kompania gjithashtu propozon këshillime dhe trajnime. Kompania mbështetet në teknologjitë e open source, të tilla si Dupral, e cila është anëtare aktive e komunitetit. Kernel 42 numëron klientë të shumtë, përkatësisht të qytetit të Parisit, Carrefour, l'Assurance Maladie (shërbimi i sigurimit shëndetësor francez) ose La Poste (shërbimi postar). Kompania e cila ka pasur një qarkullim prej 300,000 € në vitin 2014, shpreson të arrijë 5 deri 10 M € në pesë vitet e ardhshme.

10. OpenChange, kontribut i madh për softuer të lirë

OpenChange - zbuloni më shumë

OpenChange ishte fillimisht tema EIP Julien Kerihuel (i diplomuar Epitech në 2005) dhe ofron një celular dhe një implementim open source të Microsoft Exchange Server dhe protokollet e komunikimit të Exchange. Exchange është një server për punë bashkëpunuese, i krijuar për të vepruar me Outlook dhe siguron funksionalitete si një shërbim mesazhesh, me kalendarë të përbashkët, baze të dhënash me kontakte, katalogë për shkëmbimin e dokumenteve apo përsëri një sistem për të menaxhuar detyrat dhe shënimet. Open Change është në proçes për t’u kthyer në një kontributor të madh për free software me shumë bashkëpunime tashmë të vendosura (Samba, Wireshark, Evolution).