EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

TAKIMI NDËRMJET STUDENTËVE DHE BIZNESEVE

Epitech ju fton të vini në shkollën tonë dhe të ndani vizionin tuaj për tregun, dijet tuaja, kulturën tuaj të biznesit, apo të prezantoni dhe disa zhvillime teknologjike. Këto konferenca mundësojnë takime ndërmjet jush dhe studentëve Epitech.

Që prej vitit të parë, studentët tanë vihen në dijeni për rëndësinë e këtyre konferencave.

Ato janë një vlerë e shtuar e vërtetë dhe formojnë një pjesë integrale të kursit të tyre, që i lejon të hapen ndaj temave të ndryshme si krijimi i bizneseve, menaxhimi, inovacioni teknologjik dhe kështu me radhë.

NA KONTAKTONI !

KUSHTET:

  • Audienca: e hapur për të gjithë studentët dhe ish studentët e Epitech.
Epitech player logo

PËRFITIMET:

  • Një dukshmëri më e madhe me studentët
  • Mundësi për t’i takuar dhe biseduar me ta
  • Prezantimi i kompanisë tuaj
  • Prezantimi i teknologjive tuaja të përparuara

REKRUTIMI DIXHITAL FORA :
KËRKO DHE GJEJ!

Fora bën të mundur takimin me studentët të cilët janë të interesuar për stazhe, një detyrë apo për një punë të parë. Epitech organizon rekrutimin Fora në të gjithë vendin, nëpërmjet departamentit të tij të marrëdhënieve me kompanitë dhe atyre të ngarkuara për zhvillimin.

Epitech find

Epitech ka krijuar forumin e tij të rekrutimit virtual në Paris, i cili është vendi më i mirë për të vendosur kontakte me kompanitë më të mira teknologjike, kombëtare dhe ndërkombëtare, sidomos ato amerikane. Ai është i vlefshëm për të gjithë studentët, qoftë për ata që kërkojnë një stazh, një punë me kohë të pjesshme apo me kohë të plotë dhe i mundëson atyre kontakt të drejtpërdrejtë me kompanitë.

Ky forum virtual është menduar në bashkëpunim me Seekube dhe kursen kohën, duke shkurtuar kohën tradicionale për të kontaktuar dhe marrë një takim për intervistë. Gjithcka pa pasur nevojë për të lëvizur...

PËRFITIMET:

  • Kërkimi i potencialit, identifikimi i profileve të karrierës dhe marrja e CV-ve.
  • Krijimi i një grupi kandidatësh

KUSHTET:

  • Para seleksionim nga shkolla i kompanive pjesëmarrëse.

SHAPE YOUR INTERNSHIP :

CV WORKSHOP/ INTERVISTA DHE REKRUTIM I SHPEJTË

Session Shape Your Internship à Epitech

Shkruaj një CV, përgatitu për një intervistë pune- ju jeni më të mirët për ta bërë këtë! Këto mbledhje që organizohen gjatë vitit, bëjnë të mundur takime me studentë të vitit të parë, të dytë dhe të tretë dhe i përballin ato me realitetin e tregut të punës, i ndihmojnë për të shkruar cv-të e tyre dhe i përgatisin ato për intervistat e punës.

Session Shape Your Internship à Epitech

Kjo qasje për t’i qenë pranë studentëve kryhet me kalimin e kohës dhe, mundëson pasqyrimin e një vizioni afatgjatë dhe një grup të vërtetë kandidatësh të ardhshëm:

  • Analiza dhe korrigjimi i CV-ve
  • Simulimi i intervistave
  • Këshilla mbi eksperiencat
  • Praktikë e mirë / këshilla nga rekrutuesit

PËRFITIMET

  • Gjetja e profileve të karrierës potenciale dhe e punonjësve të ardhshëm
  • Të bërit i njohur nga studentët
  • Krijimi i një marrëdhënie afatgjatë me studentët dhe formimi i një grupi talentesh

KUSHTET:

  • Audienca: e hapur për të gjithë
  • E drejtuar nga specialist rekrutimesh

PASDITE/ MBRËMJE RRJETIZIMI

Aktivitetet e formimit të rrjetëzimit, të organizuara nga Epitech dhe që kryhen pasdite dhe në mbrëmje, ofrojnë mundësinë e takimit ndërmjet kompanive dhe studentëve në mënyrë joformale.

Etudiants Epitech en groupe EIP

Ne i nxisim studentët tanë të ndërtojnë rrjetin e tyre profesional, përpara mbarimit të studimeve të tyre. Këto takime janë mundësi për të dyja palët për ndërtimin e marrëdhënieve të vërteta profesionale.

Këto mbrëmje rrjetëzimi, Networking Evenings, organizohen në shkollë ose jashtë saj, si për shembull në Cantine në Paris, një vend i krijuar nga shoqata Silicon Sentier, e cila i dedikohet teknologjive të reja dhe mikpret këto mbrëmje. Këto evente mundësojnë kompanitë të kontaktojnë me studentët dhe të bëjnë një paraseleksionim të profileve të karrierës, që mund të pasohet nga një intervistë rekrutimi më formale në zyrat e kompanisë.

PËRFITIMET:

  • Kërkohen kandidatët potencialë dhe merren CV-të e tyre.
  • Një vënie në dukje e shkëlqyer: komunikim në intranet, artikuj dhe fotot në website-in institucional të shkollës.
  • Vend më pak tradicional

KUSHTET:

  • Event i sponsorizuar nga kompanitë pjesëmarrëse
  • Pjesëmarrje e kompanisë – punë operacionale dhe Burime Njerëzore

FORUMI EIP (EPITECH INNOVATIVE PROJECTS)

Projektet Inovative Epitech, Epitech Innovative Projects (EIPs), janë projekte të veçanta në silabusin e kurseve të formimit. Që prej vitit të tretë, studentët formojnë grupe për të gjetur subjektin që do të ndjekin deri në përfundim të studimeve. Mund të jetë një ide origjinale ose në partneritet me një kompani, nuk bëhet fjalë për krijimin e një sinteze, një prototipi apo të një softueri tashmë ekzistues. EIPs janë punë grupi të vërteta me një nivel të lartë profesional dhe me imagjinatë, të zhvilluara, formalizuara, finalizuara dhe shpesh të hedhura në treg. Studentët i menaxhojnë projektet që prej konceptimit deri në finalizim.

Projektet Inovative EIPs duhet të pranohen njëherë nga laboratori i EIP dhe më pas, veprojnë nën mbikqyrjen e tyre. Këto projekte innovative Epitech janë të strukturuar rreth 5 karakteristikave kryesore:

  • Përmirësimi i mirëqenies së individëve apo grupeve të caktuara.
  • Shpërndarje më e mirë e zhvillimit teknologjik.
  • Bërja më efiçente e pajisjeve për kompanitë.
  • Hapja e horizonteve të reja pasionit.
  • Inovim, vit pas viti,ekip mbas ekipi.

Disa realizime konkrete

Etudiants du Groupe IONIS lors de la Project Week 2016

Proçesi i krijimit të Projekteve inovative Epitech, Epitech Innovative Projects, është kopjuar nga proçesi i kompanive. Temat janë zgjedhur me kujdes nga ana e studentëve dhe në sinergji me lojtarët kryesorë në fushën e inovacionit dhe teknologjisë informative. Realizimi shkon përtej aspektit teknik: Studentët gjithashtu duhet të bëjnë promovimin e projektit të tyre, kërkimin për partnerët dhe investitorët dhe krijimin e mjeteve të komunikimit.Me ndërkombëtarizimin e studentëve tanë në vitin e katërt dhe nevojën për të shpenzuar dy semestre studimi jashtë vendit, detyrimet e reja (puna në ekipe pavarsisht se zonat orare janë të ndryshme, organizimi i tyre për të përparuar me projektin, mbajtja e kontaktit me grupin, dhe kështu me radhë), i bëjnë projektet inovative Epitech të krahasueshme me sfidat me të cilat përballen kompanitë e mëdha.

Këto projekte paraqiten më pas në një Forum në Paris, ku janë të ftuar profesionistë (kompani, business angels, inkubatorë, etj) dhe individë. Sot ky Forum ka marrë një rol më të madh dhe është duke u kthyer në një panair të vërtetë inovacioni. Ky është një moment i rëndësishëm për të takuar studentët dhe kërkuar talentet.

Sot, rreth 16% e bizneseve ngrihen duke u bazuar nga këto projekte innovative Epitech, EIPs.

PËRFITIMET:

  • Prezantimi me Projektet EIP.
  • Takimi me studentë të vitit të pestë.

Jam impresionuar nga niveli i lartë i projekteve të propozuara nga studentët. Ata kanë dhënë prova që janë shumë inovativ dhe të pavarur në realizimin e projekteve EIP dhe, disa prej tyre janë pranë start-up-it. Këmbimi i pikëpamjeve me këta inovatorë të rinj, ishte një përvojë shumë e pasur për kompaninë tonë. Alexandre Grux Drejtor i Kërkim & Inovimit, Kyriba