EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

PUNA NË EPITECH

NJË PROJEKT I PËRFUNDUAR

Projektet Inovative EPITECH (EIPs), ndryshojnë nga projektet përfundimtare në shkollat tradicionale për shkenca kompjuterike. Projekti nuk është një ushtrim i thjeshtë, por një ushtrim në grup, për të arritur në një projekt të përfunduar, të qëndrueshëm, të dokumentuar dhe menjëherë të përdorshëm në botën profesionale.

Atelier de groupe Epitech Innovative Projects

Kjo punë shtrihet në një periudhë dy vjecare, ndërmjet vitit të tretë dhe të pestë të shkollës. Ajo nuk është vetëm një arritje teknike, por lejon përballjen me problematikat e plota si një krijues i ri inovativ, si në marketing, komunikim, përpunimin e një plani biznesi, e me radhë. Në fund ka një shpërblim, që nuk është një prototip por një projekt i vërtetë, i cili provon zotërimin e teknologjisë së fituar gjatë shkollës dhe i jep një shtysë profesionale drejt rrugës së inovacionit. EIPs i nënshtrohen për miratim drejtorit të projekteve, i cili është një anëtar i përhershëm i stafit të Epitech dhe ka rolin e tutorit dhe, projektet kryhen nën mbikëqyrjen e tij / saj.

Kjo është një fazë e rëndësishme e kursit Epitech dhe ka një qëllim të dyfishtë:

  • I lejon studentët të fitojnë një eksperiencë në menaxhimin integral të një projekti duke e kryer atë;
  • I ndihmon të krijojnë kartën e tyre profesionale në një standard të lartë.

ZBULONI RRETH EIP NË FORUMIN TONË

Në fillim të çdo viti, Epitech i ofron stenda ekspozite studentëve të tij të vitit të fundit. Forumi i EIP është një ngjarje e rëndësishme e ideuar për studentët, drejtorët e kompanive dhe profesionistë të pavarur, gjatë së cilës grupet paraqesin projektet e tyre në fushat e teknikës dhe dizajnit.

Kjo është mundësia për të tërhequr vëmendjen e kompanive për projektet e studentëve Epitech të fund vitit dhe, ka si qëllim vendosjen e kontakteve, shkëmbimin e informacionit dhe krijimin e partneriteteve.

Forumi EIP: Forumi zhvillohet në nëntor të çdo viti.

Edition 2014

Edition 2013

PJESËMARRJA NË ZHVILLIMIN E TYRE

Lidhjet midis kompanive dhe EIP-së mund të krijohen në disa nivele:

  • Temat: kompanitë mund të propozojnë temat e tyre. Në të vërtetë, në qoftë se temat e sugjeruara nga kompanitë janë të lidhura direkt me nevojat e tyre dhe kanë një kërkesë të drejtpërdrejtë, qëllimi i EIPs është të sigurojë që këto projekte të përdoren, pasi ato janë një garanci shtesë për të tërhequr përdoruesit.
  • Ndihmë logjistike: kompanitë mund të japin ndihmë materiale, duke propozuar akses në infrastrukturën e tyre, ose ndihmë financiare duke punësuar drejtpërdrejt një ose më shumë anëtarë të një grupi.
  • Mbështetje teknike: për tema të caktuara, kompanitë mund të sjellin mbështetje teknike për grupin dhe të sigurojnë dokumentacionin.
  • Një vlerësim i projekteve: kompanitë mund të ndihmojnë grupin duke testuar dhe duke përdorur versionet e para dhe, kështu mund të shqyrtojnë të metat apo të prezantojnë përmirësime të mundshme.

Bashkëpunimi mes një kompanie dhe Epitech, pajis kompanitë me një forcë të rëndësishme zhvillimi, e cila nuk është shumë e kushtueshme. Kompania përfiton nga versionet e testit të parë dhe drejton realizimin teknik të projektit, në mënyrë që të marrë një zgjidhje të personalizuar. Për të propozuar një projekt inovativ për studentët Epitech, që përshtatet në kuadrin e EIPs, ne ju ftojmë që të kontaktoni me zyrën më të afërt të marrëdhënie me kompanitë në Epitech.