EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

TRAJNIMI NË EPITECH

Duke hyrë në një shkollë të tillë si Epitech, studentët fillojnë një trajnim të nivelit të lartë për t’u bërë ekspertë në informatikë dhe teknologjitë e reja. Por në këtë fushë, rekrutuesit tani kërkojnë edhe aftësi të mira në të shkruar, përveçse dije teknike. Kjo kërkesë tani është një përparësi e pandashme nga kompetencat informatike.

TEKNOLOGJITË E REJA , MËNYRA TË REJA TË PUNUARI

Shumë prej dokumenteve mbështetëse në biznese janë tekste të shkruara. Një pjesë e madhe e punës të të diplomuarit do të jetë të kuptojë, të ndihmojë dhe të shprehë nevojat e përdoruesve nëpërmjet modeleve, e-mailit, memo- ve dhe kështu me radhë. Me anë të këtij moduli, Epitech i ofron të gjithëve mundësinë e forcimit të aftësive të të shkruarit. Kjo nuk ka të bëjë me diktim apo letërsi, por me specializimin e studentëve në shkrim profesional.

Veçoritë e shkrimit profesional

Shkrimi profesional është i lidhur me një nevojë për të dhënë informacion mbi një ide, një projekt, një realizim, apo një takim. Është një aftësi e dobishme për të gjitha palët: kompaninë, ekipet, klientët, partnerët, investitorët, dhe të gjithë të tjerët. Ai përdoret në forma të ndryshme (memorandume, e-maile, raporte, slide, letra të bardha, etj). Ai i referohet të kaluarës në mënyrë objektive, është i dobishëm për të tashmen dhe duhet të jetë një referencë për të ardhmen.

SEMINARI I SHKRIMIT

Ky seminar, i cili mbahet gjatë periudhës tre-vjeçare të gradës Bachelor, propozon metoda për të përmirësuar efikasitetin e dokumenteve profesionale. Studentët do të mësojnë se si të hartojnë tekste që janë të shkurtër dhe të saktë, të cilët kanë një ton të ekuilibruar, të përshtatur si duhet për lexuesin dhe, se si të strukturojnë dhe të argumentojnë dokumentet. Ky seminar shumë i suksesshëm drejtuar nga Juliette Gibert (gazetare dhe trajnere ) përfshin ushtrimet e relaksimit, diagnoza dhe mësime personale. Ai përbëhet nga katër module kualifikuese.

Objektivat e seminarit janë të mësojë profesionistët e ardhshëm të jenë të thjeshtë dhe efektivë, të përshtaten me stilin e të adresuarit, t’i japin sa më shumë rëndësi përmbajtjes aq sa dhe formës, duke u përqëndruar tek të dyja, por edhe se si të kontrollojnë cilësinë e një teksti të shkruar para se të kalojë. Në përfundim të këtij seminari, studentët duhet të kenë një stil shkrimi që është i rrjedhshëm, i thjeshtë, i lexueshëm dhe i drejtpërdrejtë.

4 MODULE NË 3 VITE

Vështirësia e projekteve dhe kërkesave rritet gjatë kohëzgjatjes së katër moduleve. Modulet në tërësi janë konceptuar si një rrugë ku kompetencat e fituara gjatë një projekti, përdoren dhe përsosen gjatë projektit të ardhshëm.

Viti 1 : zbulon shumëllojshmërinë e shkrimit teknik

Vitin e 2 : shtjellimi i përvojës profesionale ose i një ngjarje të ndodhur

Vitin e 3 : zhvillimin e projektit, argumentimin bindës

Çdo projekt prezantohet si një situatë reale profesionale, e ngjashme me çfarë studentët do të përballen gjatë karrierës së tyre Realizimi i çdo projekti është mbështetur nga një leksion dhe dy seminare.

VALIDIMI I MODULEVE

Çdo modul rishikohet në seancat e trajnimit, të drejtuara nga ekipi mësimor, në bazë të kritereve të cilësisë: struktura e tekstit, cilësia e të shkruarit dhe prezantimit. Drejtshkrimi është një kërkesë e rëndësishme, pasi ka një penalitet për tejkalimin e një numri të caktuar të gabimeve të bëra.

Që moduli të validohet, studenti do të duhet të ketë këto aftësi në të shkruar:

  • Të dijë të shkruajë një tekst që të jetë i kuptueshëm nga të gjithë me leximin e parë;
  • Të dijë të përshtasë shkrimin e tij me lexuesin dhe specifikat e dokumentit ;
  • Të dijë të rendisë idetë pa patur shkëputje logjike;
  • Të dijë të dorëzojë një tekst të shkruar pa gabime drejtshkrimore dhe të hartuar mirë me fjali të shkurtra;
  • Të dijë ta bëjë tekstin më të lehtë për t’u lexuar me një prezantim të pastër dhe të mirëorganizuar;